За МБПР

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut SHA Shkup është anëtare e disa organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, që punojnë në fusha të njëjta ose të ngjajshme sikurse BZHMV: kryesisht institucione zhvillimoro-financiare dhe agjenci eksport-kredituese. Këto institucione financiare e përkrahin dhe mbështesin zhvillimin e ekonomive, i zvogëlojnë risqet, kryejnë shkëmbim të informacioneve dhe mënyra tjera të punës. BZHMV përpiqet që ti intensifikon kontaktet dhe marrëdhëniet e mira me institucione të ndryshme financiare, banka afariste, sigurues dhe ri-sigurues.

BZHMV është anëtare në këto shoqata ndërkombëtare:

1. Shoqata evropiane e bankave publike.
Shoqata është aktive prej vitit 2000 dhe i përfaqëson interesat e institucioneve financiare në pronë shtetërore ndaj organeve ligjdhënëse të BE.
2. Klubi i Pragës, pjesë e Unionit të Bernit
Unioni i Bernit është i themeluar në vitin 1934 me qëllim që të përkrahë shkëmbimin ndërkombëtar tregtar dhe investicionet. Anëtaret e Unionit të Bernit janë institucione publike dhe private nga më shumë vende të cilat nëpërmjet përkrahjes së eksportit dhe investicioneve të jashtme e promovojnë shkëmbimin ndërkombëtar dhe investicionet të tregjeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Për atë qëllim ato kryejnë sigurim të kërkesave të eksportuesve ose të bankave të tyre nga risqe politike dhe komerciale. Anëtaret e Unionit të Bernit përkrahin gjithsejt 10% nga shkëmbimi i përgjithshëm tregtar botëror.
Unioni i Pragës është themeluar me iniciativë të Unionit të Bernit dhe të disa agjencioneve investuese të eksportit në fillim të viteve të 90-ta. Anëtaret e Klubit të Pragës janë agjenci kredituese të cilat sipas madhësisë, vëllimit të përkrahjes që e japin në tregtinë botërore është më e vogël në krahasim me përkrahjen që e japin dhe e sigurojnë anëtaret e Klubit të Bernit. Qëllimi kryesor i kësaj shoqate është sigurim të përkrahjes së anëtarëve të saj në zhvillimin e sigurimit eksortues kreditor afatshkurtër dhe afatgjatë dhe financim. Anëtaret e Klubit të Pragës mbajnë mbledhje të rregullta me qëllim të shkëmbimit të përvojave.
Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut është anëtare e Klubit të Pragës prej vitit 2001..

BZHMV ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me këto agjencione kredituese financiare dhe banka zhvillimore: AOFI nga Serbia, BAEZ nga Bullgaria, HBOR nga Kroacia, SID-PKZ nga Sllovenia, IGA nga Bosna dhe Hercegovina, MEHIB nga Hungaria, KUKE nga Polonia, EGFI nga Irani, EKSIMGARANT nga Belorusia, SEP nga Arabia Saudite, TURK EKSIMBANK nga Turqia, Banka bullgare zhvillimore (BDB), Banka gjermane zhvillimore (KHV) dhe të tjera.

BZHMV bashkëpunon me më shumë institucione ndërkombëtare, si: OECD,Banka botërore, MIGA, IBRD, EIB, EBRD, CEB...

Bashkëpunimi me
Bankën evropiane për investim. BEI është institucion financiar i Bashkimit Evropian e formuar në vitin 1957 me marrëveshjen e Romës, e cila merrë pjesë krah më krah me institucionet lokale financiare në financimin e programeve investuese dhe proekte që janë pjesë e qëllimeve të Bashkimit Evropian dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Misioni i BEI është që nëpërmjet financimit të proekteve cilësore të mundësojë përkrahje në arritjen e qëllimeve të politikës së Bashkimit Evropian. Përskaj nxitjes së proekteve të vendeve anëtare, një nga aktivitetet kryesore kredituese është edhe financimi i investimeve në vendet e ardhëshme anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere, të cilat ndikojnë në mënyrë pozitive mbi forcimin e integrimeve evropiane. Në atë drejtim edhe zhvillohet bashkëpunimi i BEI me BZHMV. Në të njëjtën kohë BZHMV bashkëpunimin e saj me BEI e intensifikon në veçanti kur më 26 qershor të vitit 2009 e nënshkruajti marrëveshjen për realizimin e linjës kredituese për përkrahjen e NVM dhe proekteve me prioritet (investime industriale nga fusha e ekonomisë, energjetikës dhe mbrojtja e mjedisit) në vlerë prej 100.000.000 euro. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe më 14 tetor të vitit 2011 kur u nënshkrua marrëveshja për realizimin e fazës së dytë nga kjo linjë kredituese, gjithashtu për përkrahjen e NVM dhe proekteve me prioritet nga fusha e ekonomisë, energjetikës, veprimtaritë shërbyese dhe mbrotja e mjedisit në vlerë prej gjithsejt 50.000.000 euro. Më datën 10 korrik të vitit 2012 përsëri u nënshkruajt marrëveshje e re në vlerë prej 100.000.000 euro, me çrast filloi realizimi i fazës së tretë nga BEI linja kredituese. Bashkëpunimi i mëtejshëm rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes më 31.12.2013 viti për 100.000.000 euro tjera me çrast filloi realizimi i fazës së katërt nga kjo linjë kredituese. Më datë 11.09.2018 të këtij viti u nënshkruajt marrëveshje për realizimin e fazës së pestë nga BEI linjës kredituese në vlerë prej 100.000.000 euro të reja.
BZHMV i plason mjetet kredituese të BEI në bashkëpunim me bankat komerciale nëpërmjet programeve ekzistuese për kreditim, për çka detaje më të afërta mundeni të merrni në bankën e Juaj komerciale ose drejtpërsëdrejti në BZHMV. Bankat pjesëmarrëse në linjën kredituese të BEI miratojnë mjete për kredi që janë minimum për 50 pikë bazike më të përshtatshme nga shkallat e interesit që bankat pjesëmarrëse do ti kishin kërkuar për pagesë prej shfrytëzuesve të fundit pa pjesëmarrjen e BEI.
Besojmë se bashkëpunimi mes BZHMV dhe BEI në kushtet e aderimit të RMV në Bashkimin Evropian drejtpërdrejtë do të kontribuojë ndaj ruajtjes së vendeve të tanishme të punës dhe rritjen e numrit të të punësuarve, rritjes së eksportit si dhe rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi me Bankën kineze për zhvillim. Banka kineze për zhvillim është institucioni më i madhë zhvillimor në botë me kapital të regjistruar prej gjithsejt 421.248 milijardë RMB ose rreth 54.210 miliardë EUR dhe banka më e madhe kineze për marrëveshje të jashtme për investime dhe financime, kreditim afatgjatë dhe lëshim të kambialeve. Banka disponon me shumë produkte të gjëra ndërkombëtare.
Më 27 nëntor të vitit 2017 Banka kineze për zhvillim nënshkruajti marrëveshje për bashkëpunim me anë të së cilës u themelua asociacioni ndërbankarë mes Kinës dhe shteteve Evropiane Qendrore dhe Lindore. Ky asociacion paraqet përmbledhje të shteteve të përfaqësuara nga bankat e veta për zhvillim, investuese ose eksportuese. Qëllimi i marrëveshjes është mbështetje të zhvillimit të ekonomisë, shoqërisë, tregtisë dhe investimet mes Kinës dhe shteteve Evropiane Qendrore dhe Lindore nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin financiar.
Anëtarë të kësaj shoqate janë institucionet në vijim:
1. Banka kineze për zhvillim
2. Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut
3. Banka e Bullgarisë për zhvillim
4. Banka e Çekisë për eksport
5. Banka e Kroacisë për rindërtim dhe zhvillim
6. Banka Sllovake për eksport-import
7. Fondi për investime dhe zhvillim të Malit të Zi
8. Institucioni financiar për zhvillim i Latvisë ALTUM
9. Agjencioni publik për investime dhe zhvillim i Lituanisë VIPA
10. Banka e Ungarisë për zhvillim
11. Banka kursimore e postës, Serbi
12. Banka e Sllovenisë pë eksport dhe zhvillim
13. Banka e Romanisë për eksport dhe import
14. Banka e Republikës Serbe për investim dhe zhvillim

Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%