Производи

Faktorim

Çka është faktorim?
Faktorim paraqet shërbim i cili mundëson shitjen e produkteve dhe shërbimeve me pagesë të prolonguar, me çrast një pjesë nga mjetet e cekura në faturë merren menjëherë.
Faktorimi kombinon mbrojtje kredituese, regjistër të kërkesave, pagesa të kërkesave dhe financim për kompanitë që shesin produkte dhe shërbime me pagesë të prolonguar më shkurt se 180 ditë. BZHMV i blenë faturat dhe bën pagesë të parakohshme në bazë të faturës së dorëzuar në vlerë prej 80%


Si është i siguruar faktorimi?
Pagesa e parakohshme ofrohet me shkallë të interesit e cila përllogaritet deri në momentin e pagesës së faturës nga ana e blerësit. Si garancion shërben fatura për realizimin e shitjes së produkteve ose shërbimeve midis Shitësit dhe Blerësit, sigurim të kërkesave dhe kambiali.
Çdo faturë që është e dorëzuar për pagesë në bazë të faktorimit, paraprakisht duhet të jetë domosdo e siguruar nga risqe komerciale në BZHMV.


Përfitimet nga faktorimi?

  • Përmirësim të rrjedhës së gatshme të parave dhe likuiditetit;
  • Mundësi të ndryshme për investime të parave të gatshme në dispozicion;
  • Financim të kapitalit qarkullues pa hipotekë si garancion;
  • Mundësi për zmadhimin e afatit për pagesë të prolonguar dhe krijimit të klientëve të ri mbi ato baza;
  • Menaxhim më të mirë me kërkesat e dyshimta dhe kontestuese;
  • Cilësi më të lartë të informatave financiare për menaxhim më të mirë me kompaninë.
Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%