Производи

Faktorim të eksport me të drejtë për regres


Si deri te shërbimi faktorim?
Që të shfrytëzohet shërbimi i faktorimit, duhet të plotësohet pyetësor dhe aplikacion për limit të blerësve nga jashtë dhe të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zyret e BZHMV.
Në qoftë se miratohet aplikacioni për faktorim, nënshkruhet dhe vërtetohet Marrëveshje për faktorim (vërtetimi bëhet te noteri).
Çdo faturë paraqitet në BZHMV, në bazë të së cilës paguhen mjetet (avansi prej 80% nga vlera e faturës) në llogarinë e klientit/eksportuesit.
Shfrytëzuesit e faktorimit mund të jenë shoqata tregtare të regjistruara në RM që bëjnë shitje të malrave dhe shërbimeve jashtë shtetit me pagesë të vazhduar deri më 180 ditë.
Në qoftë se në afat prej 90 ditësh nga arritja e faturës nuk ka pagesë nga ana e blerësit nga jashtë, aktivizohet e drejta për regres (BZHMV e kthen kërkesën e klientit). Për këto 90 ditë përllogaritet kamatë e rregullt prej 4% vjetore, ndërsa pas aktivizimit të regresit përllogaritet kamatë ndëshkuese ligjore.

Procedura për faktorim

Shfrytëzues të shërbimit mund të jetë:

  • subjekt ekonomik nga vendi i cili kryen eksport të produkteve dhe shërbimeve me afat të pagesës deri më 180 ditë
  • subjekti nga vendi doemos duhet të jetë në pronë private
  • të ekziston bile një vit gjegjësisht të ketë raporte financiare për një vit
  • të ketë policë të vlefshme për sigurim të kërkesave dhe limit të vlefshëm për blerësin konkret për të cilin do të bëhet faktorim

Procedura për shfrytëzimin e faktorimit:

  1. klienti dorëzon deri te BZHMV pyetësor për faktorim dhe aplikacion individuale për çdo blerës për të cilin do të bën faktorim. Zakonisht, limiti i cili është i miratuar për sigurim do të jetë i njëjtë si dhe limiti për faktorim (nuk është e domosdoshme të jenë limitet e njëjta).
  2. BZHMV kryen analiza të blerësve dhe të klientit dhe vërtetohet limit i përgjithshëm dhe limite individuale për çdo blerës.
    Shembull: Klienti X dorëzon pyetësor dhe aplikacione për tre blerës me këto vlera: 100.000, 200.000 dhe 300.000 euro përkatësisht. Në qoftë se miratohen kështu limitet e propozuara klienti do të ketë limit të përgjithshëm prej 600.000 euro, ndërsa për çdo blerës do të mund të shfrytëzojë aq sa është e cekur më lartë.
  1. Përgatitet Marrëveshje kornizë për limit revolving i cili vërtetohet në noter (klauzulë ekzekutive) dhe nënshkruhen 3 kambiale.
  2. Pasi që të nënshkruhet Marrëveshje kornizë për limit revolving, klienti dorëzon deri te çdonjëri blerës për të cilin është miratuar limiti notifikim me të cilin e lajmëron se kërkesat që i ka klienti janë dhënë në BZHMV dhe se të gjitha pagesat mbi bazë të faturave të ardhshme do të duhet të kryhen në llogarinë e BZHMV.
  3. Në bazë të notifikimit, blerësit duhet të kthejnë konfirmim se pajtohen me tekstin.
  4. Pasi që të sigurohen dokumentet e lartë përmendura mund të fillohet me faktorim. Klienti dorëzon specifikacion të faturave për të cilat kryhet faktorimi (këto fatura paraprakaisht janë të siguruara në bazë të Policës për sigurim).
  5. Në vlerën e plotë nga faturat përllogaritet provizion prej 0,33% dhe ngarkohet klienti që ta paguaj.
  6. Mbasi të kryhet pagesa e provizionit përgatitet dhe nënshkruhet Marrëveshje individuale për blerjen e kërkesave (nuk vërtetohet në noter kjo Marrëveshje).
  7. Kryhet pagesë të 80% nga vlera e faturave. Mjetet transferohen në xhiro llogarinë e klientit.
  8. Kryhet përllogaritje mujore dhe pagesë të kamatës. Shkalla e interesit është 4% vjetore. Përllogaritet deri në pagesën e faturës nga ana e blerësit. Klienti e paguan kamatën në fund të muajit.
  9. Pasi të kryhet pagesa e faturës konkrete, BZHMV kryen pagesën e të tjerave 20% nga fatura. Kushti për këtë është që klienti të mos ketë detyrim të papaguar ndaj BZHMV.
  10. Në qoftë se në afat prej 90 ditësh nga dita e arritjes së faturës nuk ka pagesë nga ana e blerësit nga jashtë, aktivizohet e drejta e regresit (BZHMV e kthen kërkesën e klientit). Për këto 90 ditësh përllgaritet kamatë e rregullt prej 4% vjetore, ndërsa pas aktivizimit të regresit përllogaritet kamata ndëshkuese ligjore.

Çmimi i faktorimit
Çmimi i faktorimit përllogaritet në bazë të avancit të paguar prej 80% nga vlera e faturës dhe përbëhet prej:

  • shkalla e interesit e cila është 4% në nivel vjetor (kamata përllogaritet në avancin e paguar prej 80% nga vlera e faturës në numër real të ditëve)
  • provizioni për menaxhimin është 0,2% njihershëm (provizioni përllogaritet në vlerën e përgjithshme të faturës)

 

Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%