Производи

Kreditim

BMPZH krediton:
- ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të regjistruara në Maqedoni, nëpërmjet bankave komerciale gjegjësisht banka pjesëmarrëse,
- ndërmarrje eksportuese, të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet bankave komerciale gjegjësisht banka pjesëmarrëse ose drejtpërdrejt nëpërmjet BMPZH,
- komuna në RMV.

procedurën për marrjen e kredisë, ndërmarrjet aplikojnë në një nga bankat pjesëmarrëse, ndërsa kompanitë eksportuese mundet edhe drejtpërdrejt në BMPZH. Kohëzgjatja e procedurës nga dita e dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar në bankën pjesëmarrëse ose në BMPZH, deri te miratimi i kredisë, zgjatë jo më shumë se një muaj.

Llojet e kredive:

  • kredi për përkrahjen e eksportit – mjete qarkulluese për përgatitjen e prodhimtarisë të dedikuar për eksport dhe mjete qarkullluese për tejkalimin e periudhës nga eksporti i mbaruar deri te pagesa e mjeteve nga blerësi i jashtëm;
  • kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme – mjete të përhershme qarkulluese dhe investime nga burime të ndryshme: LKI-revolving, BMPZH, BEI, BEI-revolving
  • kredi për përkrahjen e bujqësisë dhe të agroindustrisë – prodhimi primar, përpunimi dhe eksport – nëpërmjet bankave komerciale ose drejtpërdrejtë në BMPZH;
  • kredi për kompani mikro – shoqëri tregtare mikro dhe të vogla, sipërmarrës individual, dyqane për zeje të ndryshme, tregtarë privat, tezgaxhi në treg dhe subjekte tjera ekonomike mikro dhe të vogla;
  • kredi për energjetikë – efikasitet energjetik dhe burime të përsëritshme të energjisë;
  • kredi për zvogëlimin e papunësisë – krijimi dhe mbajtja e vendeve të punës dhe vetëpunësim me kreditim;
  • kredi me skemë garantuese – shoqata tregtare mikro dhe të vogla që nuk kanë sigurime të mjaftueshme gjatë aplikimit te bankat komerciale;
  • kredi për kapacitete akomoduese – ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me seli në RMV, për blerjen, ndërtimin dhe adaptimin e kapaciteteve të vogla akomoduese deri në 70 shtrate me standarde jo më të larta se tre yje;
  • kredi për shtëpi për pleq dhe çerdhe – ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me seli në RMV, për ndërtimin dhe pajisjen e institucioneve për persona të moshuar dhe çerdhe për fëmijë;
  • kredi për financimin e komunave – për realizimin e proekteve nga IPA komponenta për bashkëpunim ndërkufitar.
Transha e parë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 15.1 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%                               
Plani i biznesit
Banka pjesëmarrëse
Linqe
Kontakt