Производи

Kredi për prodhimtari, përpunim dhe eksport të produkteve bujqësore

 

Qëllimi i linjës kredituese
Qëllimi i linjës kredituese është që nëpërmjet kreditimit të shfrytëzuesve të fundit nga ana e BMPZH, të sigurohet përmirësimi dhe zhillimi i aftësive prodhuese te ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme veprimtaria themelore e të cilave është prodhimtaria, përpunimi ose eksporti i produkteve bujqësore dhe përpunimet e tyre. Me këtë do të përmirësohej kapaciteti i tyre për shfaqje në tregjet e vendit dhe jashtë dhe do të rriteshin investimet, punësimi dhe konkurenca në Republikën e Maqedonisë.

 

Prodhimtari

Kredi për prodhimtari të produkteve bujqësore


VERSIONI I PASTRUAR I PUNËS TË VENDIMIT PËR KUSHTET DHE KRITERIUMET PËR RIPLASMAN TË MJETEVE NGA FONDET KOMPENZUESE NGA NDIHMA E JASHTME ME 12.11.2015

Ky vendim i pastruar i punës është i bëmë me qëllim të informimit sa më të lehtë të kredikërkuesve potencialë dhe nuk prodhon kurrfarë veprimi juridik. Vendimi burimor si dhe Vendimet për ndryshimin dhe plotësimin janë të shfaqura në shtojcë.

Neni 1

Mjetet nga llogaritë e Fondit kompenzues për ndihmë të jashtme - Itali, Fondi kompenzues për ndihmë të jashtme dhe Fondi kompenzues për ndihmë të jashtme – Japoni që e formojnë Fondin kompenzues për ndihmë të jashtme dhe Fondin kompenzues prej ndihmës tjetër së jashtme (në tekstin e mëtejshëm: fondet) me gjendje 31.05.2012 viti transferohen në tre llogari të veçanta me dedikim të Bankës së Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit SHA Shkup (ne tekstin e mëtejshëm: Banka) në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Banka në emër dhe në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të menaxhon me mjetet dhe do të miraton kredi subjekteve juridike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë sipas kushteve dhe kriteriumeve të vërtetuara me këtë vendim.
Marrëveshja nga paragrafi 2 të këtij neni në emër dhe në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nënshkruhet nga ministri i financave.

Neni 2

Mjetet nga fondet do të shfrytëzohen për miratimin e kredive për:

  • ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që merren me prodhimtari primare bujqësore,
  • ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që merren me përpunimin e produketeve bujqësore dhe
  • ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që merren me blerjen dhe eksport të produkteve bujqësore dhe përpunimeve të tyre.

Mjetet që miratohen për përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive të tyre të prodhimit, për shfaqje në tregjet e brendshme dhe të jashtme, zmadhimin e investimeve, për zmadhimin e punësimit, për investim fillestar produktiv dhe për zmadhimin e konkurencës.
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kuptim të këtij vendimi janë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të definuara sipas Ligjit për kontrollë të ndihmës shtetërore.

Neni 3

Banka në emër dhe në llogari të Republikës së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për kredi me shfrytëzuesit e mjeteve në përputhshmëri me këtë vendim.

Neni 4

Kredikërkuesit duhet ti plotësojnë këto kritere në vijim:

  • pjesëmarrje vetanake më së paku 20% nga investimi i përgjithshëm;
  • shkallë të mjaftueshme të likuiditetit dhe aftësi për servisimin e borxhit;
  • rezultate pozitive financiare në vitin e fundit fiskal dhe
  • të mos ketë detyrime të arritura të papaguara ndaj shtetit (tatime, kontribute dhe detyrime tjera).

Me përjashtim nga paragrafi 1 të këtij Neni, kredikërkues mund të jenë:

  • ndërmarrje të posaformuara themeluesit të së cilëve janë subjekte juridike me rezultat pozitiv financiar në vitin e fundit fiskal dhe
  • ndërmarrje të cilat në vitin e fundit fiskal kanë realizuar rezultat negativ fiskal, në qoftë se sigurojnë garancion bankarë me kredi të miratuar.

Neni 5

Mjetet për kredi miratohen ndër këto kushte:

  1. 1. Për kredi për prodhimtari primare bujqësore me të cilat mund të furnizohen mjete themelore dhe qarkulluese për:
    - prodhimtari bimore: bujqësi përgatitore (kultura të grurit, industriale, kopshtare dhe kultura furazhe); pemëtari, vneshtari;
    - prodhim blektoral: rritje gjedhësh, rritje dhensh, rritje të derrave, rritje të dhive, rritje të shpendëve të ndryshme, akvakulturë, bletari;
    - mekanizim të ri lëvizës dhe plotësues bujqësorë;
    Vlera e kredisë është deri më 300.000,00 euro.
    Provizioni i njihershëm gjatë miratimit është 0,8% nga vlera e kredisë.
    Shkalla vjetore e interesit është 2%.
    Afati i kthimit është deri më 60 muaj me grejs periudhë të përfshirë prej një viti për mjete themelore dhe deri më 18 muaj për mjete qarkulluese me grejs periudhë të përfshirë prej 3 muajsh. Gjatë grejs periudhës përllogaritet dhe paguhet kamata.
  2. 2. Për kredi për përpunimin e produkteve bujqësore me të cilat mund të furnizohen mjete themelore dhe qarkulluese edhe atë për:
    - pajisje për përpunimin e produkteve bujqësore;
    - ndërtime të reja dhe blerje ose rekonstruim të objeketeve ekzistuese prodhuese në funkcion të përpunimit dhe të vunit në depo të produkteve bujqësore;
    - blerje të produkteve bujqësore për përpunim (më së paku 70% nga lënda e parë themelore për përpunim duhet të jetë me prejardhje të prodhimit vendas);
    - furnizim të të gjitha llojeve të komponentëve për prodhimtari të ushqimit për kafshë;
    - furnizim të komponentëve të prejardhjes jobujqësore në funkcion të produktit të fundit (më së shumti 30% nga investimi);
    - ambalazhë dhe etiketim.
    Vlera e kredisë është deri më 300.000,00 euro, ndërsa me përjashtim për blerje të lëndëve të para për përpunim të rrushit, grurit, pemëve dhe perimeve, vlera e kredisë mund të jetë më së shumti deri më 500.000,00 euro.
    Provizioni i njihershëm gjatë miratimit është 0,8 % nga vlera e kredisë.
    Shkalla vjetore e interesit është 2%.
    Afati i kthimit deri më 60 muaj me grejs periudhë të përfshirë prej një viti për mjete themelore dhe deri më 18 muaj për mjete qarkulluese me grejs periudhë të përfshirë prej tre muaj. Gjatë kohës së grejs periudhës përllogaritet dhe paguhet kamata.
  3. 3. Për kredi për eksport të produkteve primare bujqësore dhe përpunime të tyre me të cilat mund të furnizohen mjete themelore dhe qarkulluese për nevojat e blerjes dhe eksportit edhe atë:
    - pajisje për ftohje për mirëmbajtje kondicionuese të vlerës së përdorshmërisë të produkteve deri në shitjen e tyre;
    - maqina për kalibrim dhe paketim;
    - ndërtim dhe blerje ose modernizim të objekteve ekzistuese për aktivitete postkorrëse (deponim, mirëmbajtje kondicionuese të produkteve deri në shitjen e tyre, kalibrim, paketim) për pemë dhe perime dhe qendra të grumbullimit për qumësht;
    - blerje të produkteve primare bujqësore të dedikuara për eksport;
    - blerje të produkteve të përpunuara bujqësore të dedikuara për eksport (100% prejardhje vendore);
    - ambalazhë dhe etiketim.
    Vlera e kredisë është deri më 300.000,00 euro.
    Provizioni i njihershëm gjatë miratimit është 0,8 % nga vlera e kredisë.
    Shkalla e interesit vjetor është 2%.
    Afati i kthimit deri më 60 muaj me grejs periudhë të përfshirë prej një viti për mjete themelore dhe deri më 18 muaj për mjete qarkulluese me grejs periudhë të përfshirë prej tre muaj. Gjatë grejs periudhës përllogaritet dhe paguhet kamata.
    Borxhi i shfrytëzuesit, përllogaritja e kamatës dhe pagesa e detyrimeve të arritura do të kryhet në denarë. Në rast të vonesës së pagesës së detyrimeve të arritura në afatet e caktuara për pagesë, detyrimeve të papaguara u përllogaritet dhe u shtohet kamatë ndëshkuese të përllogaritur nga dita e parë e arritjes deri në ditën e pagesës në lartësi të caktuar me ligj.

Neni 6

Shfrytëzimi i kredive nga Neni 5 të këtij Vendimi realizohet në bazë të kërkesës për kredi deri te banka.
Ndaj kërkesës parashtruesi është i obliguar të dorëzon:

  • program investues ose plan të biznesit;
  • informatë për gjendjen aktuale të subjektit, të dhënë nga Regjistri i vetëm tregtarë pranë Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë;
  • dëshmi për plotësimin e kriteriumeve të caktuara në Nenin 4 të këtij vendimi;
  • vërtetim për regjistrimin e ekonomisë bujqësore dhe kapacitete të lajmëruara për prodhimtari të dhënë nga Ministria e bujqësisë, pyltarisë dhe ekonomisë së ujërave gjatë aplikimit për kredi për prodhimtari primare bujqësore;
  • për shfrytëzimin e kredive për blerje të produkteve primare bujqësore të dorëzon marrëveshje të vlefshme për prodhimtari dhe blerje me prodhuesin primar;
  • vendim për regjistrim në regjistrat përkatëse të përpunuesve dhe eksportuesve të produkteve bujqësore pranë Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave gjatë aplikimit për kredi për përpunimin e produkteve bujqësore dhe eksport të produkteve primare bujqësore dhe përpunimeve të tyre;
  • ZP formularë kopje (formularë për nënshkrues në emër të firmës);
  • Karton nënshkrues (kopje);
  • Deklaratë për lidhshmëri kapitale;
  • Bilanc të gjendjes dhe bilanc të suksesit më së paku për vitin e fundit fiskal (kopje) dhe listat përmbyllëse me datat e njëjta;
  • Listë përmbyllëse për vitin aktual me datën e fundit që është e regjistruar në librin e llogarive;
  • Qarkullim në xhirollogarinë për vitin aktual ose minimum për gjashtë muaj (listë kompjuterike nga kartela 1000 nga kontabiliteti);
  • Pasqyrë analitike pas komponentëve – specifikim të grupeve 12, 22 dhe 25 (blerësit, furnizuesit dhe kreditë) me datë të njëjtë që u referohen listat përmbylllëse;
  • Raport të revizorit (u referohet shoqatave tregtare të cilat në pajtim me ligjin janë të obliguara të përgatisin raport të revizorit;
  • Librin e akcionerëve dhe libri i pjesëmarrësve në firmë;
  • Dokumentacioni për treg të siguruar për furnizim të lëndëve të para dhe shitje të produkteve të gatshme (me mundësi të dorëzohen ofertat dhe marrëveshjet me blerësit potencial dhe furnizuesit);
  • Dokumentacion për sigurimin e mundshëm;
  • Profaktura dhe dokumentacion tjetër për mjetet që do të financohen nga kredia;
  • Deklaratë për lartësinë e borxhit në bankat tjera dhe institucionet financiare.

Neni 7

Për miratimin e shfrytëzimit të kredisë vendos Banka dhe me shfrytëzuesin të cilit iu është miratuar shfrytëzimi i kredisë nënshkruhet marrëveshje.
Ndaj marrëveshjes shfrytëzuesi i kredisë bashkangjet sigurim të kredisë edhe atë hipotekë të rendit të parë të pronës së patundshme në lartësi prej më së paku 2:1 në raport ndaj vlerës së kredisë së miratuar dhe kamatës së përllogaritur ose garancion bankarë në lartësi të kredisë së miratuar dhe të kamatës së përllogaritur.

Neni 8

Mjetet nga kredia e miratuar transferohen me kërkesë të shfrytëzuesit në llogarinë e tij dhe të njëjtat shfrytëzohen vetëm për dedikimin për të cilën janë miratuar në afat prej 90 ditësh nga dita e pranimit të mjeteve.
Për shfrytëzimin e këtyre mjeteve, shfrytëzuesi dorëzon dokumentacion përkatës deri te banka në afat prej tetë ditë nga dita e pagesës.

Neni 8-а

Lëndë e kreditimit mund të jenë edhe furnizime që janë realizuar deri më 180 ditë para aplikimit të kërkesës për kredi nga ana e kredikërkuesit deri te banka.
Si dëshmi për shfrytëzimin adekuat të mjeteve nga paragrafi 1 i këtij Neni, kredikërkuesi së bashku me dokumentacionin e cekur në Nenin 6 të këtij vendimi në mënyrë plotësuese e dorëzon edhe dokumentacionin e tërësishëm për furnizimet e kryera (fatura, marrëveshje për shitblerje, urdhëresa banke dhe çertifikata dhe dokumentacion tjetër).

Neni 9

Në qoftë se banka e vërteton se mjetet nga kredia nuk janë të shfrytëzuara për dedikimin e tyre, kredia llogaritet se është e realizuar në tërësi. Banka e përcjellë shfrytëzimin e mjeteve për dedikimin e tyre gjatë gjithë periudhës.

Neni 10

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi shfuqizohen Vendimi për kushtet dhe kriteriumet për riplasman të mjeteve nga fondi kompenzues prej ndihmave nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Mqedonisë” nr.60/2004) dhe Vendimi për riplasman të mjeteve nga fondet kompenzuese prej ndihmave tjera nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.25/2005).
Procedurat e filluara do të përfundohen sipas vendimeve mbi të cilat kanë filluar.
Për kreditë që janë të miratuara në pajtim me Vendimin për kushtet dhe kriteriumet për riplasman të mjeteve nga Fondi kompenzues prej ndihmave nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.42/1995), Vendimin për kushtet dhe kriteriumet për riplasman të mjeteve nga fondi kompenzues prej ndihmës nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.51/2001), Vendimin për kushtet dhe kriteriumet për riplasman të mjeteve nga Fondi kompenzues prej ndihmës nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.60/2004) dhe Vendimin për riplasman të mjeteve nga Fondet kompenzuese prej ndihmës tjetër nga jashtë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.28/2005) do të zbatohen dispozitat nga të njëjtat deri në kthimin e plotë të kredive.

Formularë për aplikim

 

Në shtojcë:

*Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet janë të përfshirë në Version e pastruar të punës të Vendimit për kushtet dhe kriteriumet për riplasman të mjeteve nga fondet kompenzuese prej ndihmës nga jashtë..


Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%                               
Formularë
 
Plan i biznesit
Linqe
Kontakt