Производи

Kredi për komunat

Kredi për financimin e komunave në RMV për realizimin e proekteve nga IPA komponenta

Shfrytëzues
Komunat nga Republika e Maqedonisë së Veriut që kanë nënshkruar marrëveshje për implementim të proekteve nga
IPA komponenta për bashkëpunim ndërkufitar.

Dedikimi
Financim të punëve ndërtimore të vëllimit të vogël dhe rekonstrukcione, renovim dhe vendosje të rrjetit të komunikacionit, blerje të IT pajisjeve, furnizim të pajisjes së specijalizuar dhe për punë tjera në pajtm me udhërrëfyesin për aplikim nga IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar.

Kushte të përgjithshme dhe kriteriume

 

Vlera e kredisë:

Maksimale vlera:
deri 300.000 EURO (në kundërvlerë në denarë)


Minimale vlera:
10.000 ЕУР (në kundërvlerë në denarë)

Shkalla e interesit: 5,75% vjetore
Provizione: nuk ka
Afati i kthimit: deri 2 vite me grejs periudhë të përfshirë prej maksimum 6 muaj
Mënyra e pagesës: kuartale

 

Komuna të kualifikuara:

1. Komuna që kanë pajtim për huamarrje;
2. Komuna që kanë të nënshkruar marrëveshje për implementim të proektit konkret
nga IPA komponenta;
3. Komuna që kanë vendim nga Këshillli i komunës për huamarrjen konkrete;
4. Komuna që kanë dorëzuar kërkesë për realizim të proekteve që nuk janë në
kundërshtim me rregulativat për ekologji;
5. Komuna të cilave vlera maksimale e proektit është deri më 500.000 EURO.

Sigurimi nga komuna:
1. Kambial më klauzulë ekzekutive
2. Instrumente tjera

Procedura e përgjithshme për miratimin e kredisë

  1. Komuna dorëzon deri te BZHMV formularë të plotësuar të shpallur në internet faqen e BZHMV: Kërkesë pë kredi për financimin e komunave për realizimin e proekteve nga IPA komponenta së bashku me dokumentacionin përcjellës dhe formularë të cekur si shtojcë të kërkesës,
  2. Pajtueshmëri për huamarrje nga Ministria e financave e RMV,
  3. Gjendja aktuale nga Regjistri qendror,

Minimum dokumentacioni i nevojshëm

  1. Të plotësuar „Kërkesën për kredi për financimin e komunave për realizimin e proekteve nga IPA komponenta“,
  2. Pajtueshmëri për huamarrje nga Ministria e financave e RMV,
  3. Gjendja aktuale nga Regjistri qendror,
  4. Aplikacion për identifikimin e klientit,
  5. Marrëveshje për implementim të proektit nga IPA komponenta për bashkëpunim ndërkufitar,
  6. Vendim nga Këshilli i komunës për huamarrje konkrete dhe për dhënien e kambialit me klauzulë ekzekutive si sigurim,
  7. Deklaratë dhe/ose dëshmi për përqindjen e pagesave nga krediti për produkte dhe shërbime nga subjekte në RMV,
  8. Deklaratë se proekti nuk është në kundërshtim me rregullativat për ekologji,
  9. Raportet financiare/buxheti për tre vitet e fundit,
  10. Deklaratë pë lidhshmëri me subjekte tjera afariste/fizike,
  11. Deklaratë për bartës të funkcionit publik.

Formularë

  1. Kërkesë për kredi për financimin e komunave për realizimin e proekteve nga IPA komponenta
  2. Aplikacion për identifikimin e klientit
  3. Deklaratë për lidhshmëri me subjekte tjera afariste/fizike
  4. Deklaratë për bartës të funkcionit publik
Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%                               
Plani i biznesit
Banka pjesëmarrëse
Linqe
Kontakt