Вести

28.04.2018 – Delegacion i BMPZH, i udhëhequr nga Drejtori kryesor ekzekutiv dhe Kryetar i këshillit drejtues, z-ri Dragan Martinovski, me ftesë të Bankës kineze për zhvillim (CDB) mori pjesë në Seminarin e asociacionit ndërbankarë të bankave për zhvillim nga Kina dhe vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore me temë "Belt & Roads Initiative and Regional Financial Cooperation" e cila u mbajt prej 23 deri më 27 prill të këtij viti në Peking dhe Çonking, RP e Kinës.
Në seminar, BMPZH mori pjesë me prezentimin e saj, ndërsa u realizuan edhe takime të shumta bilaterale me bankat për zhvillim nga vendet-pjesëmarrëse në të cilat u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Sofje, 17.04.2018 – Përfaqësues të BMPZH morrën pjesë në forumin „Infrastruktura për rritje më të madhe“ e organizuar nga Banka e Bullgarisë për zhvillim. Në forum morrën pjesë edhe përfaqësues të Asociacionit Evropian të bankave publike, drejtorët e bankave për zhvillim nga Ballkani dhe Evropa Qendrore dhe Lindore dhe institucione tjera financiare, si dhe përfaqësues të lartë qeveritar të vendeve fqinje.

Diskutimet kryesore të forumit ishin të drejtuara ndaj nevojës për gjetjen e strategjive të reja për financim të proekteve që do ta përkrahin zhvillimin ekonomik si dhe mënyra inovative për financimin e infrastrukturës.

Në fund të forumit u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim midis bankave për zhvillim nga Ballkani dhe Evropa Qendrore Lindore.

Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%