За МБПР

Profili i BZHMV

Themelimi

Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut SHA Shkup është banka e vetme për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut e themeluar me Ligj të veçantë për themelimin e Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit më 21.maj 1998 viti (Gazeta zyrtare e RM nr. 24/98, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008). Në vitin 2009 është sjellë Ligji i ri për BMPZH (Gazeta zyrtare e RM nr.105/2009), me synim të përmirësimit të pozitës së saj dhe të rolit specifik të bankës për zhvillim në sektorin bankarë dhe në ekonominë e RMV.

Synimi strategjik
BZHMV është bankë zhvillimore dhe eksportuese synimi strategjik i së cilës është të mbështesë dhe të nxisë zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të kompanive eksportuese. Banka punon në përputhshmëri me politikat strategjike, synimet dhe prioritetet e RMV nën mbikqyrjen e Ministrisë së financave dhe në pajtim me rregullativën bankare nën supervizion të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Për detyrimet e vetaBZHMV përgjigjet me gjithë pronën e saj, ndërsa garantues për detyrimet e bankës është RMV.

Aktivitetet e BZHMN

  1. financim të zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut,
  2. financim të infrastrukturës,
  3. mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV,
  4. nxitje të eksportit,
  5. nxitje të mbrojtjes të ambientit jetësorë,
  6. sigurim të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedone prej risqeve komerciale dhe politike,
  7. mbështetje të zhvillimit rajonal

Pronësia
BZHMV është shoqëri akcionare themeluesi i së cilës dhe 100% pronarë është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të punësuar
41 të punësuar përfundimisht me 31.12.2018 viti.

Misioni
Misioni ynë si bankë zhvillimore dhe eksportuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbështetje të krijimit të vlerave të reja që bazohen në dituri, trashëgimni kulturore dhe pasuri natyrore me synim për zhvillim të përhershëm dhe të barabartë të të gjitha rajoneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%