Производи

Kërkesa nga eksporti

Pas dërgesës

SIGURIM TË KËRKESAVE NGA EKSPORTI PAS REALIZIMIT TË DËRGESËS PREJ:

- sigurim të kërkesave të eksportuesit prej blerësit të tij të jashtëm nga risqe komerciale dhe politike

1. risqe komerciale:
- falimentim
- mospërmbushje në vazhdimësi të detyrimeve nga ana e blerësit të jashtëm
2. risqe politike:
- risku nga lufta ose ngjajshëm
- risk nga heqja e lejeve
- mosrespektimi i marrëveshjes

Procedura dhe shpenzimet për sigurimin e kërkesave

Siguruesi potencial dorëzon formularë të plotësuar Pyetësor për sigurim të kërkesave. Pyetësori duhet të përmbajë të dhëna të sakta për vëllimin e shitjes të siguruesit potencial, vendet ku kryhet shitja, mënyra e menaxhimit me kërkesat e papaguara, blerësit ku shitësi merrë pjesë në strukturën e pronësisë, kërkesa të papaguara në 3 vitet e fundit, emrat e blerësve që vonohen më shumë se 20 ditë, bilanc të gjendjes dhe bilanc të suksesit etj.
Siguruesi potencial ose siguruesi tani më ekzistues dorëzon të plotësuar Aplikacion pë limit kreditues për çdo blerës veçmas. Aplikacioni duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe të plota për emrin e blerësit, adresa e saktë, në qoftë se është e mundshme numrin amë ose numrin tatimor, lartësinë e shitjes së planifikuar, dinamikën e shitjes, limiti i kërkuar kreditues etj.
Përpunimi i secilit aplikacion për limit kreditues të blerësit nga jashtë kushton 65 euro, ndërsa për blerës nga vendi kushton 2.100 denarë.
Në qoftë se BZHMV e pranon siguruesin potencial për klient, ndërsa në të njëjtën kohë miraton limit kreditues për blerësit për të cilët siguruesi ka aplikuar për limit kreditues, BZHMV jep Policë për sigurim të kërkesave në afat të shkurtër, me Shtojcë të veçantë ndaj Policës dhe Shtesa plotësuese për limit kredituespër çdo blerës veçmas. Në Shtesën për limit kreditues përcaktohen kushtet e veçanta nën cilat pranohet blerësi për sigurim, shkalla e premisë dhe përqindja e sigurimit.
Shkalla e premisë mund të jetë: minimale 0,30%, ndërsa maksimale 3.04%. Lartësia e shkallës së premisë varet nga tre faktorë: risku i vendit ku gjendet blerësi, numri i blerësve që i siguron siguruesi dhe afati i pagesës. Prej këtu për një blerës nga Mali i Zi me afat të caktuar të pagesës prej 180 ditë, shkalla e premisë do të ishte 3.04%. Shkalla e premisë do të ishte më e ulët në qoftë se siguruesi ka së paku 5 blerës për sigurim, në më së paku tre vende. BZHMV këtë e konsideron si shpërndarje të riskut dhe atëherë klientëve të
saj ua ofron shkallët më të ulëta të premisë.
Me zbatimin e shkallës së premisë të shitjes së paralajmëruar, fitohet premia të cilën siguruesi e ka për obligim të ia paguaj BMPZH që të siguron shitjen e tij.
Klienti/siguruesi ka për obligim rregullisht të paralajmërojë shitjen me formularin Paraqitje pë shitjen e realizuar në kuadër të limitit të validuar, si dhe rregullisht ta paguan preminë.
Siguruesi ka për obligim edhe në muaj ta njofton BMPZH për faturat e paguara si dhe për blerësit që vonohen më shumë se 20 ditë me dorëzimin e formularit Lajmërim për vonesën e pagesës
Siguruesi duhet të sillet sikurse nuk është i siguruar dhe të udhëheq menaxhment të mirë kreditues me qëllim që ti paguhen kërkesat e tij. Në raste të caktuara me kërkesë të BZHMV do të duhet të angazhohet edhe agjencion për pagesën e borxhit. Shpenzimet për angazhimin e agjencionit për pagesën e borxhit ndahen në mes të BZHMV dhe siguruesit, në raport me atë se sa është përqindja e siguruar.
Në rast kur siguruesi edhe përskaj asaj, nuk arrinë ta paguan kërkesën e tij përcaktohet risku që është krijuar: falimentim, pagesë e vonuar (pas 180 ditë nga data e arritjes së faturës), ose ndonjë ngjarje politike, dhe në bazë të asaj dorëzon formularë Kërkesë për dëme deri te BZHMV. Me kërkesën për dëme siguruesi është i obliguar që ta dorëzojë dokumentacionin e tërrë përcjellës si: fatura, CMR, deklaratën doganore te kërkesat nga eksporti, kartelën financiare të blerësit, porosinë ose marrëveshjen me blerësin dhe dokumente tjera nëse BZHMV vlerëson se janë të nevojshme.
Pasi që siguruesi e dorëzon dokumentacionin e tërrësishëm, BZHMV do ta shqurton të njëjtën deri në maksimum 60 ditë dhe sjellë vendim për miratim/miratim të pjesërishëm/refuzim të kërkesës për dëme. Refuzimi mund të ndodhë në qoftë se siguruesi në mënyrë të vetëdijshme dhe qëllimisht e ka ekspozuar BZHMV në risk, është sjellë me pavetëdije, nuk ka bë asgjë që ti paguaj kërkesat e veta, kur edhe përskaj rekomandimeve të BZHMV të ndërpresë me dërgesat ka vazhduar të kryen dërgesa, është shkaktuar tjetër risk që nuk është i siguruar me Policën e sigurimit dhe ngjajshëm.
Miratimi i pjesërishëm mund të ndodhë në qoftë se siguruesi ka kryer dërgesa më shumë se sa limiti i lejuar kreditues, në qoftë se ekziston kontest të vlerës së pjesërishme, BZHMV paguan dëmin për vlerën që nuk është konstestueshme nga ana e blerësit dhe ngjajshëm.
Në qoftë se krijohet kontest midis blerësit dhe siguruesit, BZHMV e shtynë periudhën e pagesës së vazhduar, deri sa nuk zgjidhet kontesti. BZHMV nuk vendos për arsyeshmënirë e kontestit. Në qoftë se ekziston zgjidhje gjyqësore në dobi të siguruesit, siguruesi kur duhet të dorëzon kërkesë për dëme, në të cilën përskaj kërkesës themelore i cek edhe shpenzimet që i ka bë për realizimin e procesit gjyqësorë. BZHMV e paguan përqindjen e sigurimit të kontraktuar nga vlera e përgjithshme të cekur në Kërkesën për dëme.
Me pagesën e dëmit siguruesi e transferon të drejtën e kërkesës mbi BZHMV, që të mund BZHMV ta fillojë procedurën për kthim. Në qoftë se edhe gjatë procesit të kthimit BZHMV ka nevojë për dokumenta plotësuese, siguruesi është i obliguar të njëjtat ti dorëzojë BZHMV-së. Në qoftë se BZHMV arrinë ta paguaj vlerën e plotë nga kërkesa, në atë rast siguruesi i jep minimum 10% respektivisht përqindjen e pasiguruar nga dëmi i paguar.

Transha e tretë e linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12,8 mil. EUR                                                               Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%