BZHMV-26.03.2020
PËRKRAHJE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË
- Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut krijoi linjë të re kreditore për përkrahjen e ndërmarrjeve të goditura nga gjendja me korona virusin.
- Linja kreditore është e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët më goditur.
- Thirrja publike është e shpallur më 25.03.2020 dhe do të zgjasë 30 ditë duke llogaritur nga 26.03.2020, gjegjësisht në këtë periudhë mundet të dorëzohen aplikacionet/kërkesat kreditore sipas principit i pari i ardhur, i pari i shërbyer.
- Për shkak të mbrojtjes Tuaj dhe masave për mbrojtjen e shëndetit publik, të gjitha dokumentet e nevojshme mund ti siguroni në mënyrë elektronike, një pjesë janë formularë nga Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, ndërsa një pjesë sigurohen nga Regjistri qendror dhe nga Drejtoria për të hyrat prublike.
- Të gjitha informatat e nevojshme gjenden në Thirrjen publike, me klikim të cilës do pjesë nga ky tekst.
- Për masat tjera të mëtejshme që në mënyrë plotësuese do të merren nga ana e BZHMV, në kohë do të lajmëroheni.