Вести

INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË

BZHMV, 31.03.2020


Të nderuar,

Në pajtim me masat që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmerrë për zbutjen e pasojave negative në ekonominë, ju informojmë se:

1. Në fazë të përgatitjes është Linja e dytë kreditore pa kamatë “COVID2” në vlerë prej 8 milion euro, e cila do të jetë e dedikuar për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme nga sektoret më të goditura.
Për të githa detajet rreth kësaj linje kreditore si dhe për shpalljen e thirrjes publike do të jeni të informuar në kohë dhe publikisht.

2. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithashtu do të kenë mundësinë që nëpërmjet bankave komerciale të aplikojnë për 50 milion euro kredi të lira nga Banka Evropiane për Investime për sigurim të kapitalit të freskët për përkrahjen e projekteve të reja, punësime të reja, likuiditet të zmadhuar të ekonomisë dhe eksport të zmadhuar.
Për gjitha detajet rreth kësaj linje kreditore gjithashtu do të jeni të informuar në kohë.

 

                       Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup