BZHMV, 04.04.2020
Në lidhje me Thirrjen publike nr.1 të publikuar nga BANKA PËR ZHVILLIM E MAQEDONISË SË VERIUT SHA Shkup më datë 25.03.2020, Ju njoftojmë që zgjerohet lista e veprimtarive të NKD, të cilët mund të aplikojnë për linjë kredie me veprimtaritë në vijim:
Shifra | T i t u l l i |
49.31 | Transport tokësor i udhëtarëve qyteti dhe jashtë qyteti |
49.39 | Transport tjetër tokësor i udhëtarëve, i papërmendur në vend tjetër |
50.3 | Transport i brendshëm ujor i udhëtarëve |
Njëhershmi ju njoftojmë që gjatë vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara në lidhje me Thirrjen publike nr.1 nuk do të zbatohet kriteri për miratim:
• treguesi për likuiditet aktual duhet të jetë së paku 0,9 ndërsa llogaritet si raport mes mjeteve aktuale dhe obligimet afatshkurta. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes së vitit të fundit fiskal.