Вести

THIRRJE PUBLIKE nr.1, Linjë kredie për mbështet je të shoqërive tregtare radiodifuze

Shkup, 01.07.2021


Në bazë të Ligjit për Bankën për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.105/2009 dhe Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.77/21), Aneksi ndaj Marrëveshjes për administrim të Fondit të veçantë të kredisë për kreditim të drejtpërdrejtë të shoqërive tregtare radiodifuzive nr.26-6660/1 nga 17.06.2021 dhe nr.13-5761/1 nga 22.06.2021, Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikon:

 

THIRRJE PUBLIKE nr.1
LINJË KREDIE PËR MBËSHTETJE TË SHOQËRIVE TREGTARE RADIODIFUZE
për parashtrimin e kërkesave për kredi për kreditim të drejtpërdrejtë të subjekteve afariste
nga fusha e emetimit të radio dhe programeve televizive

 

I. LËNDË E THIRRJES
Lëndë e kësaj thirrje publike është parashtrimi i kërkesës për kredi nga Linja e kredisë për mbështetje të shoqërive tregtare radiodifuze për mbështetje të drejtpërdrejtë të subjekteve afariste nga fusha e emetimit të radio dhe programeve televizive.
Linja e kredisë për mbështetje të shoqërive tregtare radiodifuze do të realizohet me mjetet nga Fondi i veçantë i kredisë - PKF në shumën prej 61.000.000,00 denarë.


II. KUSHTET PËR MIRATIMIN E KËRKESËS
Mjetet nga Linja kreditore për mbështetje të shoqërive tregtare radiodifuze do të ndahen nën këto kushte:

Dedikimi i kredisë:
Për mjetet aktuale dhe likuiditet

Shumat maksimale të kredisë:
Subjekte me shifrën me prioritet të veprimtarisë 60.20:
- Media nacionale, deri 7.380.000 denarë
- Media rajonale, deri 1.230.000 denarë
- Media lokale, deri 615.000 denarë

Subjekte me shifrën me prioritet të veprimtarisë 60.10:
- Radio media nacionale, rajonale dhe lokale deri 615.000 denarë.

Për subjektet me shifrën e prioritetit të veprimtarisë 60.20, ndarja e mediave nacionale, rajonale dhe lokale është në pajtim me regjistrin e publikuar në TV nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele, në dispozicion publikisht para publikimit të Thirrjes publike për linjën e kredisë.

Mënyra e plasimit:
Kredia e miratuar i paguhet kredimarrësit direkt në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për Kredi.

Afatet për pagesë:
Kreditë nga Linja e kredisë për mbështetje të shoqërive tregtare radiodifuze do të miratohet me afat të pagesës deri 48 muaj me grejs periudhë të përfshirë deri 12 muaj. Pagesa e kredisë nga ana e kredimarrësit do të bëhet në periudha kuartale të pagesës.

Kriteret për miratim:
Kredikërkuesit e kualifikuar janë:
Shoqëri tregtare radiodifuze (me veprimtari në prioritet në pajtim me gjendjen aktuale) edhe atë:
60.10 – emetim të radio programeve
60.20– veprimtari të programit televiziv dhe emetim

Kredikërkuesit duhet ti plotësojnë kriteret në vijim:

  • Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • Janë së paku 51% në pronësi private
  • Nuk kanë tatime dhe kontribute të papaguara me gjendjen 31.03.2021 ose më të re, përveç nëse të njëjtëve u është miratuar pagesë e vonuar të tatimeve dhe kontributeve në pajtim me dispozitat e veçanta dhe të njëjtat rregullisht i paguajnë
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi
  • Punojnë më gjatë se 6 muaj dhe kanë parashtruar llogari vjetore në regjistrin qendror
  • Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RMV nëse është tatimpagues
  • Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kryesi dhe rezerva (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 50% nga shuma e kredisë së kërkuar
  • Regjistrojnë rënie të ardhurave prej së paku 10% në vitin 2020 në raport me vitin 2019 (të cekur në bilancin e suksesit në paragrafin AOP 201) ose kanë realizuar rezultat financiar negativ për vitin 2020
  • Sipas të dhënave nga regjistrit të kredisë të BPRMV me gjendjen prej 31.01.2020, atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet llogaritja e rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e vogël se 10.000 denarë.
  • Treguesi për shkallën e obligimit financiar të kompanisë duhet të jetë më i vogël se 4, ndërsa llogaritet si raport mes obligimeve të përgjithshme për qira dhe kredi në raport me kapitalin dhe rezervat, gjegjësisht mes paragrafëve nga bilanci i gjendjes përcaktohet nga paragrafët në vijim: (AOP90 + AOP104) / AOP65. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes nga viti i fundit fiskal.

Shkalla e interesit për shfrytëzuesit e kredive
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet fiks në shumën prej 0% në nivel vjetor.
BZHMV nuk do të paguajë provizion nga shfrytëzuesi i kredisë për përpunimin e aplikacioneve për kredi.

Siguria
Fatura nga kredi shfrytëzuesi e avaluar nga një prej pronarëve të kredi shfrytëzuesit, me deklaratë fature për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve sipas faturës në formë akt noteri me klauzolë përfundimtare.
Shpenzimet për vendosjen e sigurisë janë në barrë të kredi shfrytëzuesit.

Të tjera
BZHMV në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të mjeteve, do të lidh marrëveshje për kredi me shfrytëzuesin e kredisë.


III. SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIMI E KËRKESËS PËR KREDI
Të drejtë në parashtrim të kërkesës për kredi kanë shoqëritë tregtare radiodifuze me veprimtarinë e prioritetit 60.10 dhe 60.20, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë me kapital themelor në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%.


IV. DOKUMENTACIONI I OBLIGUAR
Dokumenti pa të cilin nuk do të përpunohet kërkesa për kredi është Kërkesa për kredi nga kredikërkuesi, që është formular i publikuar në ueb faqen e bankës dhe që përmban informacionet themelore të kredikërkuesit, shumën e kredisë që e kërkon, instruksionet e pagesës, dhe informacione të tjera. Aplikimi për kredi llogaritet e parashtruar deri te Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në datën, orën dhe minutat në të cilat formulari Aplikimi për kredi ka arritur në e-mail adresën e Thirrjes publike.

Dokumentacioni i obligueshëm që kredikërkuesi obligohet që ta parashtrojë në thirrjen publike është si në vijim:

  1. Kërkesa për kredi (formular i publikuar në ueb faqen e bankës pa të cilin dokumentet tjera të parashtruara nuk do të procedohen)
  2. Aplikim për regjistrim të klientit - subjektit juridik (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  3. Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  4. Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  5. Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë (formular i publikuar në ueb faqen e bankës)
  6. ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar),
  7. Certifikatë për tatime dhe kontribute të paguara nga DAP deri më 31.03.2021.

Dokumentacioni të cilin kredikërkuesi duhet ta parashtrojë ose nëse nuk parashtrohet nga kredikërkuesi banka do ta sigurojë përmes detyrës zyrtare.

  1. Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV)
  2. Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë (nga Regjistri qendror i RMV)
  3. Llogaria vjetore përfundimtare (me 31.12.2020 dhe me 31.12.2019), (nga Regjistri qendror i RMV)
  4. Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi - Vërtetim për falimentim dhe Vërtetim për likuidim (nga Regjistri qendror i RMV).

 

V. KRITERET PËR VENDOSJE TË NDARJES SË MJETEVE
Kredishfrytëzuesi i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".
Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


VI. PËRGATITJA DHE PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR KREDI
Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:

  • Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i obligueshëm, të ceket emri i kompanisë qyteti dhe forma juridike me shkronja latine , si për shembull: VardarBerovo DOOEL
  • Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shume porosi, titulli (Subject) i porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, covid4, kovid, etj.
  • Shtojcat nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 8MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.

Aplikimi për kredi është dokument i obligueshëm dhe çdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet deri sa të parashtrohet Aplikimi për kredi. Aplikimi për kredi duhet të plotësohet në tërësi.
Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.
Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.
Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.

 

VII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Kërkesat për kredi në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 30 ditëve, me fillim prej 08 korrik 2021 nga ora 09:00 dhe përfundon më 06 gusht 2021 në ora 23:59.

Përpunimi i aplikacioneve të arritura të kredive fillon me përfundimin e thirrjes publike.
Dokumentet të cilat parashtrohen në thirrjen publike janë të pakthyeshme.
Kërkesat joadekuate të kredive të kredishfrytëzuesve jo të kualifikuar nuk do të shqyrtohen.
Kërkesat e pakompletuara të kredive nuk do të shqyrtohen deri sa të plotësohen.
Dokumentet e arritura pa Kërkesën për kredi (formular në ueb faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa nuk parashtrohet Kërkesa për kredi.
Banka nuk bart kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e kërkesave për kredi, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.

Banka do t`i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të Kërkesës për kredi, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.
Banka do t'i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet, me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.
Banka nuk do të njoftojë në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë aplikacionet e të cilëve të kredive janë arritur pas harxhimit të mjeteve.
Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, Banka do të njoftojë përmes ueb faqes së saj.

Të gjitha informacionet dhe formularët që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të gjenden në ueb faqen e bankës www.mbdp.com.mk.