Вести

42,2 milionë euro të reja të vendosura për kompanitë vendase përmes BZHMV

Shkup, 22.12.2021

 

 

Banka për zhvillim e Maqedonisë Veriore SHA Shkup sot tërhoqi transhën e dytë në vlerë prej 42,2 milionë euro për kompanitë e vogla dhe të mesme nga kredia nga Banka Evropiane për Investime. Kjo transhë parashikon mbështetjen e 132 projekteve të kompanive vendase të vogla dhe të mesme dhe kompanive me kapital të mesëm të tregut që do të punësojnë 373 persona të rinj.

Nga transha, pjesa më e madhe e mjeteve janë të destinuara për kompanitë në segmentin e tregtisë dhe prodhimit (16,4 milionë euro). Kompanitë i përdorin mjetet nga linja kreditore përmes bankave komerciale amë, për kredi për mjete rrjedhëse me interes deri në 1.6%.

Së bashku me transhën e parë janë tërhequr gjithsej 59 milionë euro për 182 kompanitë që do të punësojnë 463 persona të rinj.

Kjo kredi, të cilën BZHMV e lidhi me BEI në vitin 2021, ofroi 100 milionë euro me kushte të favorshme, si mbështetje direkte për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe kompanitë e mesme të kapitalizuara në treg. Kredia mbështet kompanitë vendase në industri me punë intensive si prodhimi, turizmi dhe shërbimet, për një rikuperim të shpejtë nga kriza e KOVID-19. Kredia e BEI do të ndihmojë kompanitë të sigurojnë vazhdimësinë e biznesit dhe mbajtjen e vendeve të punës, duke rritur në të njëjtën kohë produktivitetin dhe zgjerimin e biznesit të tyre.