Të dhënat personale
Adresa: | Shkup, Maqedonia e Veriut |
Kombësia: | Maqedonase |
Datëlindja: | 10 Janar 1971 |
Gjendja civile: | I Martuar, baba i dy fëmijëve |
Gjuhët: | Gjuha angleze |
Rezyme
Mbi 20 vjet merret me çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me borxhin publik dhe financat publike, sfidat e sektorit privat dhe politikat publike. Mbi 7 vjet përvojë në këshillimin e kreatorëve të politikave publike, me një vullnet të fortë për të kontribuar për një sektor financiar publik më efikas, transparent dhe të përgjegjshëm. Një kritik i madh i politikave publike që rezultojnë me shpenzime joproduktive dhe rritjen e shumës së borxhit publik, si dhe me procese publike jotransparente në përgjithësi. Një person që do të mësojë përjetësisht dhe shijon leximin, sidomos leximin e temave politike, temave lidhur me politikat publike, historinë dhe indikatorët e zhvillimit historik. |
Karriera
2019- | Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup |
Pozicioni | Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv |
2017-2019 | Ministria e ekonomisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut |
Pozicioni | Zëvendësministër |
2015-2016 | Ministria e financave e Republikës së Maqedonisë |
Pozicioni | Zëvendësministër plotësues i financave |
2009-2015 | Shoqëri sigurimi-brokere |
Pozicioni | Kryetar i bordit të drejtorëve i Shoqërisë së sigurimeve-brokere |
2007-2010 | Fakulteti ekonomik Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodia”, Shkup |
Pozicioni | Asistent i fushës së matematikës dhe statistikës |
2006-2007 | Agjencia e kundërzbulimit e Republikës së Maqedonisë |
Pozicioni | Drejtor |
2004-2006 | Presidenti i Republikës së Maqedonisë |
Pozicioni | Këshilltar i çështjeve ekonomike i Presidentit të Republikës së Maqedonisë |
2003-2004 | Qeveria e Republikës së Maqedonisë |
Pozicioni | Këshilltar i çështjeve ekonomike i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë |
1997-2003 | Fakulteti ekonomik Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodia”, Shkup |
Pozicioni | Asistent i fushës së matematikës dhe statistikës |
1996-1997 | Agjencia e transformimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror |
Pozicioni | Bashkëpunëtor në Sektorin e financave dhe kontrollit |
Arsimi
1998- | Fakulteti ekonomik, Universiteti i Beogradit |
Fusha e studimit | Ka regjistruar studimet pasuniversitare në fushën aktuariale dhe atë të sigurimeve |
1995 | Fakulteti ekonomik Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodia”, Shkup |
Fusha e studimit | Studimet universitare – ekonomia e biznesit |
Kontribute autoriale
2016 | Borxhi publik: gjendja, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme – me mbështetjen e FES |
2009 | Matematikë e zbatuar – përmbledhje detyrash – publikuar nga Fakulteti ekonomik – Shkup |
2002 | Modelet e përllogaritjes së kamatës - publikuar nga Fakulteti ekonomik – Shkup |
2000 | Modeli kontinual i qirasë së përjetshme - publikuar nga Fakulteti ekonomik – Shkup |