Вести

BZHMV, 18.05.2020

Të nderuar,

Në pajtueshmëri me Thirrjen publike për dorëzim të aplikacioneve për përkrahje të drejtëpërdrejtë financiare të shoqërive tregtare dhe tregtarëve individual të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Fondi i veçantë kreditor, ju lajmërojmë se Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ne emër dhe në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërrësi e realizoi linjën e parë kreditore pa kamatë “Covid1” nga mjetet nga Fondi i veçantë kreditor dhe nga linja kreditore për energji efikase dhe burime të rinovueshme të energjisë.

Thirrja publike për linjën kreditore ishte e shpallur më 25.03.2020 viti, ndërsa aplikimi filloi më 26.03.3020 viti dhe zgjati 30 ditë, përfundimisht me 25.04.2020 viti. Parimi i realizimit të linjës kreditore ishte “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Procesi i aplikimit zhvillohej vetëm përmes mënyrës elektronike, në pajtim me masat për parandalimin e zgjerimit të virusit dhe mbrojtjes të shëndetit publik.

Vlerësojmë se linja kreditore arriti në kohë të pranueshme të përgjigjet ndaj nevojave të shoqërive mikro dhe të vogla tregtare për mjete qarkulluese, me çrast madje 77% në gjithsejt aplikimet e miratuara janë të kompanive mikro.

Mjetet e disponueshme me thirrjen publike “Covid1” (338 milion denarë) në tërrësi u shtjerrën me kreditë e fundit të miratuara nga aplikacionet e arritura më datë 06.04.2020 viti deri në fund të orarit të punës. Në këtë periudhë janë evidentuar gjithsejt 1.024 aplikacione të arritura kreditore, nga të cilat 738 janë miratuar për kreditim, ndërsa 286 aplikacione janë të refuzuara për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe kritereve nga thirrja publike.

Nga 286 aplikues të refuzuar, 28% janë refuzuar për shkak të aplikimit me veprimtari të ndryshme nga thirrja e shpallur publike, 38% janë refuzuar për shkak të vlerës negative të kapitalit dhe të rezervave si rezultat të humbjeve të mëparshme të akumuluara, 11% janë refuzuar për shkak të mbi-borxheve ku detyrimet e të aplikuesve e kanë tejkaluar vlerën e kapitalit për më shumë se katër herë, ndërsa të tjerët janë refuzuar për shkak të kapitalit të pamjaftueshëm, kategorizim më të keç kreditor, të themeluara më pak se 6 muaj dhe dokumentacion të pakompletuar.

Të gjithë aplikuesit e refuzuar do të pranojnë lajmërim për bazën me të cilën është vërtetuar se nuk i plotësojnë kushtet.

Në pajtueshmëri me thirrjen e shpallur i lajmërojmë të gjithë aplikuesit që aplikaciionin e tyre për linjën e parë kredituese pa kamatë e kanë bë më 06.04.2020 viti pas orarit të punës, se aplikacionet e tyre nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak të shterrjes së tërrësishme të mjeteve të parashikuara për dhënien e kredive pa kamatë nga Fondi i veçantë kreditues në pajtim me THIRRJEN PUBLIKE COVID1.

BZHMV, 14.04.2020Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 18 Prill të vitit 2020, solli vendim me të cilën Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup do të mundet të hapë, linjë të dytë kreditore pa kamatë - "COVID2".

Gjatë javës së ardhshme, Banka për Zhvillim do të shpallë THIRRJE PUBLIKE dhe për të njëjtën do t'i informojë edhe mediumet, me qëllim të informimit të të gjithë juve.

Mbeteni me shëndet të mirë!

BZHMV, 04.04.2020


Në lidhje me Thirrjen publike nr.1 të publikuar nga BANKA PËR ZHVILLIM E MAQEDONISË SË VERIUT SHA Shkup më datë 25.03.2020, Ju njoftojmë që zgjerohet lista e veprimtarive të NKD, të cilët mund të aplikojnë për linjë kredie me veprimtaritë në vijim:

Shifra     T i t u l l i
 49.31   Transport tokësor i udhëtarëve qyteti dhe jashtë qyteti 
 49.39   Transport tjetër tokësor i udhëtarëve, i papërmendur në vend tjetër
 50.3   Transport i brendshëm ujor i udhëtarëve


Njëhershmi ju njoftojmë që gjatë vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara në lidhje me Thirrjen publike nr.1 nuk do të zbatohet kriteri për miratim:
• treguesi për likuiditet aktual duhet të jetë së paku 0,9 ndërsa llogaritet si raport mes mjeteve aktuale dhe obligimet afatshkurta. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes së vitit të fundit fiskal.

BZHMV, 31.03.2020


Të nderuar,

Në pajtim me masat që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmerrë për zbutjen e pasojave negative në ekonominë, ju informojmë se:

1. Në fazë të përgatitjes është Linja e dytë kreditore pa kamatë “COVID2” në vlerë prej 8 milion euro, e cila do të jetë e dedikuar për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme nga sektoret më të goditura.
Për të githa detajet rreth kësaj linje kreditore si dhe për shpalljen e thirrjes publike do të jeni të informuar në kohë dhe publikisht.

2. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithashtu do të kenë mundësinë që nëpërmjet bankave komerciale të aplikojnë për 50 milion euro kredi të lira nga Banka Evropiane për Investime për sigurim të kapitalit të freskët për përkrahjen e projekteve të reja, punësime të reja, likuiditet të zmadhuar të ekonomisë dhe eksport të zmadhuar.
Për gjitha detajet rreth kësaj linje kreditore gjithashtu do të jeni të informuar në kohë.

 

                       Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup

Faqja 1 di 5