Вести

20.03.2020 - BZHMV

 

Të nderuar,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi informacionin e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e ndërmarrjeve të goditura nga gjendja me korona virusin.

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, në fazë të parë, si pjesë e masave për përkrahjen e ekonomisë së Maqedonisë krijon linjë të re kreditore të dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët më të goditura.

Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut ju informon se përgatitjet për linjën kreditore janë në rrjedhë e sipër.

Presim që shpallja publike të shpallet më së voni deri më 1 Prill të vitit 2020.

Shpallja publike do të shpallet në web faqen tonë, dhe në më së paku dy gazeta ditore.

Në interes të informimit më të gjërë, për shpalljen publike do të informohen edhe mediumet.

Edhe për masat tjera që do të ndërmerren në mënyrë plotësuese, do të informoheni në kohë.


SHËNDETI PUBLIK ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT, NGA NE VARET!

25.11.2019 – Në seancën e Bordit mbikëqyrës, e mbajtur më 16.09.2019, u morr Vendimi nr. 02-2254/1 për emërimin e z.Kire Naumov në detyrën e anëtarit të Bordit drejtues – drejtor ekzekutiv kryesor i Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Më 20.11.2019 Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendimin me nr. 15-30669/12, për lëshimin e pëlqimit paraprak për emërimin e z.Kire Naumov në detyrën e anëtarit të Bordit drejtues të Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Më 22.11.2019 me vendimin me nr. 35020190026639, i marrë nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut z.KIre Naumov u regjistrua si drejtor ekzekutiv kryesor i Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Me regjistrimin e z.Kire Naumov si drejtor ekzekutiv kryesor, nga regjistri tregtar fshihet emri i z.Nikolla Popuvski, si ushtrues i detyrës drejtor ekzekutiv kryesor.

07.10.2019 - Transha e tretë linjës kreditore BEI5-100 mil. EUR është tërhequr në vlerë prej 12.803.545 EUR. Fondet nga kjo transhë kanë per qëllim të mbështesin 31 projekte, ku është e paraparë të punësohen 139 persona.

Shkup, 26 korrik – Kësti i dytë i kredisë së favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), në shumën prej 16 milionë euro, do të arrijë në fillim të javës së ardhshme. Me këto fonde do të mbështeten projektet e 53 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo u theksua sot në takimin mes zëvendës ministres së financave Shiret Elezzi dhe drejtorit operativ të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë Veriore, Veland Ramadani.

Siç njoftoi Ramadani, me dy këstet e para do të arrihet të tërhiqen gjithsej 31 milionë euro për të mbështetur 92 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Banka për Zhvillim po punon gjithashtu për t'u përgatitur për tërheqjen e një kësti të tretë në vlerë prej rreth 9 milion euro për mbështetjen e 20 ndërmarrjeve të reja të vogla dhe të mesme.

Në takim u theksua se kreditë e favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të thotë qasje në kapital dhe likuiditet të përmirësuar, ndërsa për ekonominë ato nënkuptojnë investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës.

- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë baza e ekonomisë. Ata janë themelues të numrit më të madh të vendeve të punës në vendin tonë, marrin pjesë në krijimin e më shumë se gjysmës së produktit të brendshëm bruto dhe përfaqësojnë 99% të numrit të përgjithshëm të kompanive që punojnë në ekonominë tonë. Për fat të keq, qasja në kapital, në kredi, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është shumë më e vështirë në krahasim me kompanitë e mëdha. Për këtë qëllim, Qeveria, nëpërmjet kredive të favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Bankës së Zhvillimit, por edhe përmes një sërë masash tjera, ofron mbështetje për këtë sektor. Ne po përpiqemi të zhvillojmë aktivitetin e investimeve, sipërmarrjen, që të krijohen vende të reja pune - tha zëvendës ministrja e Financave, Elezi.

Drejtori Operativ i Bankës për Zhvillim, Ramadani theksoi se përmes linjës së kredisë së BEI-së, Banka për Zhvillim vazhdon të realizojë angazhimin e saj strategjik për të mbështetur ekonominë në vend dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

- Ne, si Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, besojmë fuqishëm në vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me BEI, në mënyrë që ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme të sigurojnë burime më të mira financiare, duke kontribuar kështu në forcimin e ekonomisë së përgjithshme, rritjen e punësimit dhe inkurajimin e inovacionit dhe eksporteve. Përveç kësaj linje kreditore, oferta e bankës përfshinë një gamë të gjerë të produkteve financiare, që janë, linjat e kreditit, factoring, garancitë dhe sigurimin e eksportit të përshtatura për nevojat e përdoruesve, - tha Ramadani.

Kushtet në të cilat mund të përdoren fondet nga linja kreditore BEI janë jashtëzakonisht të favorshme, pra një normë interesi prej 3.2% dhe një periudhë shlyerjeje deri në 12 vite për investime dhe projekte prioritare, dhe deri në 3 vjet për kapitalin punues. Aktivitetet e mbështetura me linjën e pestë të kredisë së EIB për të dy këstet janë prodhimi, tregtia, ndërtimi, transporti, shëndetësia dhe arsimi, hotelet dhe restorantet dhe aktivitete të tjera.

Përndryshe, vlera e përgjithshme e linjës së pestë të kredisë nga BEI arrinë në 100 milionë euro dhe kontrata për përdorimin e saj është nënshkruar që në shtatorin e kaluar. Deri më tani janë siguruar katër linja kreditore nëpërmjet Bankës për Zhvillim, kredi të favorshme nga BEI, në vlerë totale prej 350 milionë euro.