За МБПР

Përgjegjësia shoqërore

Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut ka zhvilluar përgjegjësi korporative, që nënkupton se ka krijuar një balanc midis kryerjes së aktiviteteve afariste dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe mjedisit jetësor. Këtë BZHMV e arrinë nëpërmjet sjelljes transparente dhe etike që kontribuon ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe i merrë parasysh pritjet e të gjitha palëve të interesuara. Me rastin e sigurimit të ndonjë transakcioni BZHMV beson se e njëjta është në pajtueshmëni me Agjendën nacionale për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedonisë së Veriut të miratuar nga Qeveria e RMV; gjatë punimit të programeve për financim dhe kushtet e veçanta për kreditim, BZHMV mban llogari për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë shoqëror si dhe për mjedisin jetësor.

Obligimi ndaj shoqërisë është një nga prioritetet më të larta në sistemin e vlerave të BZHMV dhe paraqet pjesë përbërëse nga politika e saj afariste.
BZHMV e ndërton dhe e mirëmbanë reputacionin e saj si bankë zhvillimore dhe eksportuese përskaj nxitjes së zhvillimit ekonomik, realizimit të direktivave të Qeverisë së RMV, respektimit të ligjeve, akteve dhe standardeve profesionale, kujdeset për nxitjen dhe përkrahjen e vlerave pozitive shoqërore, kulturën, respektimin dhe tolerancën e ndërsjelltë, etikën afariste dhe humanizmin.

“Ne kemi vizion të qartë për rolin dhe ndikimin tonë i cili si institucion financiar e kemi ndaj shfrytëzuesve tanë, partnerëve dhe bashkësinë më të gjërë, si dhe pritjet që i kanë punëtorët prej BZHMV. Ne jemi të vetëdijshëm se ky synim i joni dhe puna e përgjegjshme janë çelsi për zhvillimin e mëtutjeshëm”.

THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)