За МБПР

Ligji për Bankën e Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit


Gazeta zyrtare e RM nr 105/09 prej 21.08.2009 viti

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në bazë të nenit 75 paragrafi 1 dhe 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shpallin

D E K R E T L I G J

PËR SHPALLJEN E LIGJIT PËR BANKËN E MAQEDONISË PËR PËRKRAHJEN E ZHVILLIMIT

Shpallet Ligji për Bankën e Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 18 gusht 2009 viti.

Nr. 07-3635/1
18 gusht 2009 viti
Shkup

Kryetar
i Republikës së Maqedonisë,
Gjorge Ivanov, d.v.

Kryetar
i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Trajko Veljanoski, d.v.

LIGJ PËR BANKËN E MAQEDONISË PËR PËRKRAHJEN E ZHVILLIMIT

Neni 1

Me këtë ligj rregullohen qëllimet, detyrat, aktivitetet, puna dhe organizimi i Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit.

Neni 2

Qëllimi i Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit (në tekstin e mëtejshëm: BMPZH) është që ta përkrahë dhe ta nxisë zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë në pajtim me politikat, qëllimet dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Neni 3

BMPZH është shoqatë aksionare në të cilën Republika e Maqedonisë është aksionare e vetme.

Neni 4

Në punë BMPZH u përmbahet këtyre parimeve:
- moskonkurencës, mosdiskriminimit dhe transparencës në punë;
- rentabilitetit dhe efikasitetit;
- arsyeshmërisë ekonomike të projekteve investuese dhe investimeve.

Neni 5

(1) Nëse me këtë ligj nuk është rregulluar ndryshe, ndaj BMPZH në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat e Ligjit për bankat, përveç dispozitave për lartësinë e kapitalit fillestar dhe shumës së nevojshme të mjeteve personale për kryerjen e aktiviteteve të caktuara, lejes për themelim dhe punë pajtimit të aksionarit, kufizimit të të drejtave nga aksionet, pajtimit për ndryshimin dhe/ose plotësimin e statutit të bankës gjatë rritjes së kapitalit fillestar, shkallës më të lartë të përshtatshmërisë së kapitalit që mund ta përcaktojë guvernatori edhe për administratën.
(2) Ndaj punës së BMPZH nuk zbatohet Ligji për supervizion të sigurimit.
(3) Ndaj procedurës për rritjen e kapitalit fillestar të BMPZH nuk zbatohen dispozitat e Ligjit për letra me vlerë për dhënie, ofertë dhe shitje të letrave me vlerë dhe dispozitat e Ligjit për shoqëri tregtare për rritjen e kryegjësë themelore.
(4) Ndaj BMPZH nuk zbatohen dispozitat për ndarjen dhe mbajtjen e rezervës së detyrueshme në llogaritë te Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, për kufizimin e rritjes së plasmanëve dhe për pozitën e hapur devizore.
(5) Dispozitat për ndarjen dhe mbajtjen e rezervës së detyrueshme të llogarive te Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe për kufizimin e rritjes së plasmanëve nuk kanë të bëjnë edhe me plasmanët e bankave komerciale nga mjetet e BMPZH.

Neni 6

(1) Kapitali fillestar i BMPZH është 932 400 000 00 denarë.
(2) Republika e Maqedonisë mund ta rrisë kapitalin fillestar të BMPZH me pagesën e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, si dhe nga mjete të tjera të Republikës së Maqedonisë në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Rritja bëhet me rritjen adekuate të numrit të aksioneve të BMPZH.
(3) Kuvendi i BMPZH miraton vendim për rritjen e kapitalit fillestar i cili përmban shumën e rritjes dhe numrin dhe llojin e aksioneve.
(4) Vendimi nga paragrafi 3 i këtij neni ka karakter të vendimit për ndryshimin e statutit të BMPZH.
(5) Rritja e kapitalit fillestar regjistrohet në Regjistrin tregtar të cilin e mban Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë dhe zbatohet në Depozitarin Qendror për Letra me Vlerë.

Neni 7

Për kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve të verifikuara me këtë ligj BMPZH siguron mjete nëpërmjet ngarkimit me borxh në vend dhe jashtë vendit dhe me dhënien e letrave debitore me vlerë në pajtim me ligjin.

Neni 8

Neto fitimi i realizuar nga viti afarist shpërndahet në rezervat e BMPZH.

Neni 9

(1) BMPZH për obligimet e veta përgjigjet me gjithë pronën e vet.
(2) Republika e Maqedonisë garanton për obligimet e BMPZH. Obligimet e përgjithshme të BMPZH në çfarë do kohe nuk mund të tejkalojnë dhjetë herë nga shuma e mjeteve personale të BMPZH.

Neni 10

Detyrat themelore të BMPZH janë:
1) financimi i zhvillimit të shoqatave tregtare të themeluara në Republikën e Maqedonisë;
2) nxitja e eksportit;
3) përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të themeluara në Republikën e Maqedonisë;
4) financimi i infrastrukturës;
5) përkrahja e zhvillimit rajonal, dhe
6) financimi i projekteve për sigurimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Neni 11

(1) Për shkak të kryerjes së qëllimeve dhe detyrave të verifikuara me këtë ligj, BMPZH i kryen aktivitetet vijuese:
1) kreditimin në vend, duke përfshirë edhe financimin e transaksioneve komerciale;
2) dhënien e garancive për pagesë, avale dhe forma të tjera të sigurimit;
3) blerjen, shitjen dhe pagesën e kërkesave;
4) qarkullimin për pagesë në vend dhe jashtë vendit, duke përfshirë shitjen e devizave;
5) faktorimi dhe forfetingu për llogari të klientëve;
6) tregtinë me letra me vlerë në emër të saj dhe për llogarinë e vet;
7) mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informatave për aftësi kreditore të personave juridikë dhe shitjes së tyre;
8) konsalltingun ekonomiko-financiar;
9) sigurimin kreditor nga rreziqet komerciale dhe politike dhe
10) sigurimin e investimeve.
(2) BMPZH aktivitetet nga paragrafi (1) të këtij neni i kryen në emër të vet dhe për llogari të vet dhe në emër dhe për llogari të Republikës së Maqedonisë në bazë të marrëveshjes.
(3) BMPZH mund të kryejë edhe aktivitete dhe punë të tjera në emrin e vet dhe për llogarinë e vet nëse të njëjtat janë në lidhje me kryerjen e detyrave nga neni 10 të këtij ligji dhe aktivitetet nga paragrafi (1) të këtij neni. BMPZH mund të pranojë depozita nga personat fizikë dhe juridikë vetëm nëse të njëjtit shërbejnë si sigurimin e pagesave në lidhje me aktivitetet e BMPZH nga paragrafi (1) të këtij neni.
(4) BMPZH nuk do të lejojë kredi ose të japë garanci dhe forma të tjera sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzuesve buxhetorë dhe shfrytëzuesve individë nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Neni 12

Aktivitetet nga neni 11 të këtij ligji BMPZH mund t’i kryejë nëpërmjet bankave të tjera ose institucioneve jobankare financiare dhe/ose direkt dhe/ose bashkërisht me banka të tjera ose institucione jobankare financiare.

Neni 13

(1) Për realizimin e projekteve ose programeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, BMPZH lejon kredi me shkallë të kamatës së subvencionuar.
(2) Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe BMPZH lidhin marrëveshje në cilën do të vërtetohen kushtet me të cilat do të kryhet subvencionimi i shkallëve të kamatës, shuma e mjeteve dhe mënyra e sigurimit të tyre dhe bartja BMPZH-së.

Neni 14

(1) Shkalla e përkatësisë së kapitalit të BMPZH nuk mund të jetë më e ulët se 8%.
(2) Ekspozim i madh për BMPZH paraqet ekspozimi ndaj personit dhe personave të lidhur me të prej 10% nga mjetet personale të BMPZH.
(3) Ekspozimi i BMPZH ndaj personit dhe personave të lidhur me të nuk mund të tejkalojë 25% nga mjetet personale të BMPZH.
(4) Me përjashtim të paragrafit (3) të këtij neni, ekspozimi i BMPZH ndaj bankës mund të jetë më së shumti deri në shumën e dyfishtë të mjeteve personale të BMPZH.
(5) Këshilli mbikëqyrës i BMPZH lejon ekspozim ndaj bankës së veçantë mbi 25% nga mjetet personale të BMPZH.
(6) Këshilli i Bankës Popullore përcakton metodologji të veçantë për përmirësimin e vlerave, përkatësisht për ndarjen e rezervës së veçantë nga ana e BMPZH, me ç’rast udhëhiqet nga statusi specifik dhe detyrat e BMPZH.

Neni 15

(1) Ekspozimi i bankave dhe institucioneve të tjera financiare ndaj BMPZH ka tretman të ekspozimit ndaj Republikës së Maqedonisë.
(2) Garancitë e pakushtëzuara të paguara në thirrje të parë dhe policat për sigurim kreditor të dhëna nga BMPZH si instrument për sigurim, gjatë verifikimit të aktivës së ponderuar sipas rrezikut kreditor nga ana e bankave trajtohet si kërkesë e Republikës së Maqedonisë.

Neni 16

(1) Bankat dhe institucione të tjera financiare nuk mund t'i hipotekojnë kërkesat e veta të cilat kanë dalë nga aktivitetet me mjete të BMPZH.
(2) Veprat juridike të vendosura në kundërshtim të paragrafit (1) të këtij neni janë të pavlefshme.
(3) Në raste falimentimi ose likuidimi të bankës ose institucionit jobankar financiar nëpërmjetsë cilës janë plasuar mjete të BMPZH, kërkesat e BMPZH në bazë të borxhit kryesor mekërkesat dhe sigurimet e dorës së dytë, barten te BMPZH.

Neni 17

(1) Organet e BMPZH janë Kuvendi, Këshilli mbikëqyrës, Këshilli drejtues, Këshilli për menaxhim me rreziqe, Këshilli për revizion dhe organe të tjera të parapara me statutin e BMPZH-së në pajtim me Ligjin për bankat.
(2) Këshillin mbikëqyrës të BMPZH e përbëjnë pesë anëtarë.
(3) Qeveria e Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit mbikëqyrës dhe atë tre me propozim të ministrit të Financave, një me propozim të nënkryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje ekonomike dhe një me propozim të ministrit të Ekonomisë.
(4) Qeveria e Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit mbikëqyrës pas pajtimit të marrë paraprakisht nga guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
(5) Anëtarët e Këshillit mbikëqyrës janë edhe përfaqësues të kapitalit shtetëror në Kuvendin e BMPZH-së.
(6) Këshillin drejtues të BMPZH e përbëjnë dy anëtarë.

Neni 18

(1) Supervizionin e punës së BMPZH, në suazat e kompetencave të saja, e kryen Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
(2) Mbikëqyrjen e punës që BMPZH e kryen në emër dhe për llogari të Republikës së Maqedonisë e kryen Ministria e Financave.
(3) BMPZH më së voni deri më 31 maj në vitin vijues i dorëzon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë raport vjetor për punën në vitin vijues.

Neni 19

Ndaj BMPZH nuk mund të ngrihet dhe mbahet procedurë falimentimi ose likuidimi.

Neni 20

Dispozita nga neni 12 të këtij ligji për kryerjen direkt të aktiviteteve nga ana e BMPZH do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2010.

Neni 21

Ndaj plasmanëve të miratuara deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do të zbatohen dispozitat që kanë qenë në fuqi gjatë miratimit të tyre.

Neni 22

Banka Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit e themeluar me Ligjin për themelimin e Bankës së Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit ("Gazeta zyrtare e Republikës sëMaqedonisë" numër 24/1998, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008) vazhdon të punojë si Bankë Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

Neni 23

(1) Mjetet nga Fondi garantues i formuar me Ligjin për themelimin e Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 24/1998, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008) transferohen në kapitalin fillestar të BMPZH, kurse në afatin prej 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, BMPZH do të kryejë rritje përkatëse të numrit të aksioneve.
(2) Garancitë e dhëna nga Fondi garantues deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë detyrim i BMPZH-së.

Neni 24

Anëtarët ekzistues të Këshillit drejtues të BMPZH vazhdojnë ta kryejnë funksionin e anëtarëve të Këshillit drejtues deri në skadimin e afatit për të cilin është dhënë pajtim nga guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Neni 25

Metodologjinë e nenit 14 paragrafi (6) të këtij ligji Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë do ta miratojë në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 26

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për themelimin e Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 24/1998, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008).

Neni 27

Ky ligji hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë".

 

THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)                                                               THIRRJE PUBLIKE NR. 1 PËR PËRKRAHJE TË ZVOGËLIMIT TË NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË                                                               INFORMATË NË LIDHJE ME MASAT PLOTËSUESE PËR ZVOGËLIMIN E NDIKIMIT TË COVID-19 NË EKONOMINË (COVID2 dhe BEI)