Është paguar transhi i tretë i linjës së kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive
Banka për zhvillim ka paguar transhën e tretë në vlerë prej 41.3 milionë euro për bankat afariste për 175 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim.
Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë transhë synohen për financimin e 91 projekteve të kompanive të vogla dhe 19.5 milionë euro për investime në pajisje. Sipas strukturës së aktivitetit, pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo transh u pagua për mbështetjen e kompanive që punojnë kryesisht në fushën e prodhimit, në vlerë prej 13.6 milionë euro. Struktura sipas llojit të investimit të kësaj transhe është: 45% në ndërtim, 47% në pajisje, 2% në burime të ripërtërishme të energjisë dhe 6% investime në mjete transporti. Këto mjete mbështetën 9 mikro, 91 të vogla, 57 të mesme dhe 18 kompani të mëdha në vend.
Linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private – Kredi për investime dhe zhvillim
- për investime në mjete fikse
- për ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha
- 1.95% interes vjetor fiks
- afati i shlyerjes deri në 15 vjet
- duke përfshirë një periudhë mospagimi deri në 3 vjet
- nëpërmjet bankave pjesëmarrëse
- kredi për të mbështetur sipërmarrjen e grave
- kredi për investime të gjelbra
- kredi për dixhitalizim
- norma e interesit deri në 3.5%

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut është bankë për zhvillim e cila është 100% prone e Republikës së Maqedonisë së Veriut. U themelua në vitin 1998, qëllimi primar është të mbështeten kompanitë tregtare vendase mikro, të vogla, të mesme dhe të orientuara drejt eksportit dhe të forcohet konkurrueshmëria e ekonomisë maqedonase. Banka mbështet kompanitë vendore nëpërmjet: kreditimit të drejtpërdrejtë dhe kreditimit nëpërmjet bankave komerciale, sigurimet afatshkurtra të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedonase nga rreziqet komerciale dhe politike, faktoringu në vend dhe jashtë vendit dhe dhënien e garancive.