Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut sot në Manastir mbajti një prezantim të produkteve dhe shërbimeve të saj financiare për kompanitë nga rajoni i Pellagonisë.
Aktiviteti prezantoi sigurimin e kredisë për kërkesat në sigurim ato vendase dhe të eksportit, platformën e re dixhitale E-Insurance, faktoringun, garancitë dhe Fondin e Garancisë, si dhe produktet e kredisë dhe linjat e kredisë për investime dhe mjete qarkulluese.
Kompanitë patën mundësinë të flisnin drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Bankës për zhvillim, të bënin pyetje dhe të merrnin informacion mbi mundësitë e financimit dhe menaxhimin e rrezikut financiar.
Banka për zhvillim vazhdon përpjekjet e saj për t'i bërë produktet dhe shërbimet e saj më të qasshme për kompanitë në mbarë vendin, me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e likuiditetit, stabilitetin më të madh dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve maqedonase.