Banka Zhvilimore është bërë anëtare e Koalicionit Kombëtar për "WE Finance Code" (Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse)

08.10.2026

 

Banka e Zhvillimore është bashkuar dhe është bërë anëtare e Koalicionit Kombëtar për Kodin e Financimit për Gratë Sipërmarrëse (WE Finance Code), të udhëhequr nga Banka Popullore. Kjo nismë e rëndësishme globale ka një qëllim të qartë dhe fisnik: të reduktojë në mënyrë sistematike hendekun gjinor në qasjen ndaj kapitalit dhe të heqë barrierat për bizneset e drejtuara nga gratë.

Brenda këtij koalicioni, Banka e Zhvillimore do të punojë për forcimin e lidershipit në nivelet institucionale, kombëtare dhe globale, për përmirësimin e cilësisë së të dhënave lidhur me financimin e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, si dhe për marrjen e masave për të mbyllur boshllëqet në financim për gratë sipërmarrëse.

Investimi në sipërmarrjen e grave nuk është thjesht çështje e barazisë gjinore; është një forcë shtytëse që nxit inovacionin, krijon vende të reja pune dhe përshpejton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.