Informacion për kredi shfytëzuesit nga linja e kreditit "Kovid3"

29.09.2021

I informojmë të gjithë shfrytëzuesit e kredisë nga linja e kreditit “Kovid 3” , se më datën 30 shtator të vitit 2021 duhet të paguhet kësti I pare I linjës së kredisë “Kovid 3” për kredi shfrytëzuesit që kanë shfrytëzuar grejs periudhën 6 mujore. Detyrimet e papaguara duhet të shlyhen në kohën e duhur.

 
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup I informon shfrytëzuesit e kredisë së linjës së kredisë “Kovid 3” me mundësinë e një grand komponentit, se realizimi I linjës së kredisë bëhet në përputhje me marrëveshjen që BZHMV ka lidhur me Ministrinë e Financave në emër të Qeverisë për realizimin e kësaj linje të kredisë. Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, i dorëzoi një përgjigje Shoqatës së Odës ekonomike në lidhje me kërkesën për "Kovid 3" dhe hapat që duhen ndërmarrë. Kërkesa për shtyrje përpunohet nga institucionet kompetente dhe palët e interesuara. Ka filluar një proces konsultimi dhe shfrytëzuesit e kredisë  do të jenë të informuar në kohë.
 
Në përputhje me të lartpërmendurën , i informojmë të gjithë shfrytëzuesit e kredisë nga "Kovid 3" derisa ata të informohen ndryshe nga BZHMV, është e nevojshme të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me marrëveshjet e tyre të kredisë.
 
Nëse ka ndryshime në kushtet e kontratës të linjës së kredisë, të gjithë shfrytëzuesit e kredisë  nga "Kovid 3" do të informohen nga banka.