
Përfaqësues të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut morën pjesë në Takimin vjetor të unionit ndërkombëtar të siguruesve të kredive dhe investimeve – Unionit të Bernës, organizuar nga Agjencia Hungareze e eksportit të kredive, EXIM Hungari. Takimi vjetor u ndoq nga më shumë se 160 përfaqësues nga siguruesit nga 52 vende, anëtare të Unionit të Bernës.
Takimi vjetor diskutoi trendett e biznesit, politikat dhe reagimin aktual të sektorit ndaj pandemisë KOVID-19. Në gjysmën e parë të vitit 2021, Unioni i Bernës vëren se sigurimet afatshkurtra po kthehen në fokusin e kompanive të nxitura nga çmimet e larta të lëndëve të para dhe besimi i fortë i biznesit. Anëtarët e Unionit të Bernës miratuan 1.8 trilion dollarë amerikanë linja krediti konsumatore gjatë gjysmës së parë të vitit, 7% më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë dhe duke tejkaluar nivelet para pandemisë të 2019-ës me 3%. Rritja e sigurimit të kredisë afatshkurtër është më e theksuar në ekonomitë e zhvilluara dhe është në përputhje me trendet në rritje në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.
Faruk Ismaili, drejtor kryesor operativ dhe Darko Stefanovski, drejtor i sektorit të sigurimit të kërkesave të Takimit vjetor të Unionit të Bernës
Në përputhje me këtë janë edhe rezultatet e kërkesave të siguruara nga Banka për Zhvillim në gjysmën e parë të vitit, ku kërkesat janë siguruar në vlerë prej 98 milionë, pra 3,4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, për blerës në 33 vende të ndryshme.
Perspektiva e përmirësuar ekonomike dhe vëllimi i ulët aktualisht i pagesave të dëmeve, pavarësisht reduktimit gradual të mbështetjes së qeverisë për industrinë dhe ekonominë në përgjithësi, lejojnë oreks më të lartë për marrjen e rrezikut nga ana e siguruesve. Anëtarët e Unionit të Bernës në gjysmën e parë të vitit 2021 kanë paguar dëme në vlerën 1 miliardë dollarë amerikanë në bazë të policave të sigurimit afatshkurtër të lëshuar, pra 38% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, që rezulton në shkalla më e ulët historikisht e pagesës së dëmeve në lidhje me kërkesat e siguruara.
Pavarësisht kushteve pozitive dhe stabilitetit të vazhdueshëm në sektor, siguruesit mbeten optimistë të matur për shkak të pasigurisë së konsiderueshme gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut pret ta mbyllë vitin me një volum rekord të kërkesave të siguruara në tregjet e brendshme dhe të jashtme, duke shtuar kështu një ndikim pozitiv në komponentin e eksportit në ekonomi.