U nënshkruar Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me IME - Program për rritjen e punësueshmërisë në treg
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv z. Kire Naumov dhe Programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut - IME e cila financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përfaqësuar nga Drejtori i Programit z. Goran Damovski nënshkroi Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut - IME, i implementuar nga grupacioni amerikan Palladium, ofron mbështetje në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të përcaktuara për zbatimin dhe realizimin e Analizës së nevojave për financimin e digjitalizimit në kompanitë e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i analizës është të ekzaminojë potencialin dhe nevojat e kompanive për të financuar proceset dhe aktivitetet e transformimit digjital.
Banka për zhvillim do ta përdorë analizën në negociatat për investitorët e mundshëm të bankës për një marrëveshje kredie që do të vendosen më tej nëpërmjet bankave komerciale ose drejtpërdrejt në kompanitë e vogla dhe të mesme vendase.