Plasimi i 18 milionë eurove për kompanitë vendase përmes BZHMV

26.04.2022

Banka për zhvillim e Maqedonisë Veriore SHA Shkup sot tërhoqi transhën e tretë dhe t ë kat ërt në vlerë prej 18  milionë euro për kompanitë e vogla dhe të mesme nga kredia nga Banka Europiane për Investime. Kjo transhë parashikon mbështetjen e 45 projekteve të kompanive vendase të vogla dhe të mesme dhe kompanive me kapital të mesëm të tregut që do të punësojnë 145 persona të rinj.
 
Nga transha, pjesa më e madhe e mjeteve janë të destinuara për kompanitë në segmentin e tregtisë dhe prodhimit (14,7 milionë euro). Kompanitë i përdorin mjetet nga linja kreditore përmes bankave komerciale amë, për kredi për mjete rrjedhëse me norm ë interesi prej 1.6%.
 
Deri m ë tani, nga linja kreditore BEI 6 jan ë t ërhequr gjithsejt 77.1 milion euro nga 227 kompani, të cilat do t ë pun ësojnw 608 persona.
 
 

Kjo kredi, të cilën BZHMV e lidhi me BEI në vitin 2021, ofroi 100 milionë euro me kushte të favorshme, si mbështetje direkte për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe kompanitë e mesme të kapitalizuara në treg. Kredia mbështet kompanitë vendase në industri me punë intensive si prodhimi, turizmi dhe shërbimet, për një rikuperim të shpejtë nga kriza e KOVID-19. Kredia e BEI do të ndihmojë kompanitë të sigurojnë vazhdimësinë e biznesit dhe mbajtjen e vendeve të punës, duke rritur në të njëjtën kohë produktivitetin dhe zgjerimin e biznesit të tyre.