Është publikuar raporti përfundimtar i Entit Shtetëror të Revizionit për funksionimin e BZHMV në vitin 2020

27.04.2022

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin përfundimtar për auditimin e kryer të raporteve financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë për vitin 2020 të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup (BZHMV). Me auditimin e kryer, Enti Shtetëror i Revizionit ka shprehur mendim të parezervë për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare si dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.

 
Në vitin 2020, Banka e rriti potencialin e saj kreditor për 13% në krahasim me vitin paraprak dhe shënoi fitim neto prej 31,8 milionë denarë.
 
Në vitin 2021, Banka vazhdoi në të njëjtin drejtim, duke rritur totalin e aktivës me 21% me rritje korresponduese të portofolit të kredisë prej 19%, rritje të portofolit të sigurimit të kredisë prej 38% dhe të faktoringut me 11%. Në vitin 2021, Banka ka arritur rezultat pozitiv financiar neto prej 39,6 milionë denarë.
 
Në periudhën 2020-2021, Banka realizoi disa linja kreditore pa interes për të mbështetur kompanitë në kushtet e Covid krizës . Vendosi krijimin skemës së garancionit të kredisë dhe futjen e një produkti të ri - garancionet doganore.
 
Enti Shtetëror i Revizionit me mendimin e tij të parezervë jep edhe një konfirmim se operacionet, respektivisht aktivitetet, transaksionet financiare dhe informacionet e Bankës, të pasqyruara në raportet financiare të Bankës, në të gjitha aspektet materiale, janë në përputhje me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.
 
BZHMV edhe në vitin 2022 vazhdon të punojë në atë drejtim, duke rritur potencialin kreditor, duke gjetur burime të reja financimi si dhe duke vendosur linja të reja kreditore që synojnë mbështetjen e kompanive në kohë dhe kushte krize energjetike dhe ekonomike.