Takim i përfaqësuesve nga BEI, bankat komerciale dhe BZHMV
Më 28.04.2022, në ambientet e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup (BZHMV), u zhvillua takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Bankës Europiane për Investime, bankave komerciale pjesëmarrëse në zbatimin e programeve të kredisë së BEI-së, si dhe përfaqësuesit e BZHMV.
Në takim, fillimisht u theksua kënaqësia nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm, veçanërisht gjatë realizimit të linjës kreditore të BEI-së, përmes së cilës deri më tani janë mbështetur 2,319 projekte në vlerë prej 527,2 milionë euro. Lidhur me këtë linjë kredituese, dëshira për vazhdimin e bashkëpunimit u konfirmua me sigurimin e linjës së re, linja e shtatë e BEI-së në vlerë prej 100 milionë euro për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, projekte MID-CAP, projekte prioritare dhe projekte të tranzicionit të gjelbër.
Përfaqësuesit e BEI-së prezantuan gjithashtu mundësi të reja bashkëpunimi, përmes pjesëmarrjes në zbatimin e linjave kredituese të krijuara posaçërisht dhe instrumenteve të ndarjes së rrezikut, për mbështetjen e kompanive të vogla dhe të mesme, mbështetjen për kategoritë e cenueshme të biznesit, mbështetjen për projektet që lidhen me ndryshimet klimatike, etj.