2018 - THIRRJE PUBLIKE
Në bazë të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit dhe Kontratës për administrim të Fondit të veçantë kreditorë (PKF) numër 21-307/1 më 24.01.2011 viti, Aneks ndaj Kontratës për administrim të Fondit të veçantë kreditorë të nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit (në tekstin e mëtejshëm: MBPR) të arkivuar në Ministrinë e financave nën numrin 02-10369/1 më 31.08.2018 viti dhe në MBPR nën numrin 26-2132/1 më 31.08.2018 viti dhe Aneksi ndaj Kontratës për administrim të Fondit të veçantë kreditorë të nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe MBPR të arkivuar në Ministrin e financave nën numrin 13-12902/1 më 18.10.2018 viti dhe në MBPR nën numrin 26-2604/1 më 18.10.2018 viti të nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe MBPR, shpallet
për pranimin e aplikacioneve për miratimin e kredive për mbështetje financiare të shoqërive tregtare të regjistruara në Republikën e Maqedonisë nga Fondi i veçantë kreditorë
I. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
Lënda e kësaj thirrje është pranimi i aplikacioneve për miratimin e kredive për mbështetje financiare të shoqërive tregtare të regjistruara në Republikën e Maqedonisë nga Fondi i veçantë kreditorë (PKF), aktive në klasën e veprimtarisë nga lista e klasave të veprimtarive lëndë e financimit nga Klasifikacioni Nacional i Veprimtarive (NKD).
II. SYNIMET
Synimi i kësaj thirrje publike është të krijojë mjedis më të përshtatshëm, përmirësimin e kushteve për punë të shoqërive tregtare të regjistruara në Republikën e Maqedonisë dhe të sigurojë mbështetje të shoqërive tregtare që dëshirojnë të zhvillojnë produkt të ri ose të përmirësuar ose proçes të prodhimit nëpërmjet sigurimit të mbështetjes së domosdoshme financiare.
III. MJETE TË DISPONUESHME PËR KREDITIM
Mjetet e përgjithshme të disponueshme për kreditim me këtë thirrje publike janë në vlerë prej 3.500.000,00 EUR, gjegjësisht 215.232.500,00 denarë.
Dedikimi i kredisë:
Kreditë nga kjo linjë kredituese miratohen me dedikim për furnizim me mjete themelore dhe qarkulluese nga ana e kredikërkuesve edhe atë për:
Te kreditë e miratuara për furnizim me mjete themelore, deri në 30% nga vlera e kredisë mundet të shfrytëzohet për mjete qarkulluese në kuadër të proektit.
VII. DOKUMENTACIONI I DETYRUESHËM
Dokumentacioni i detyrueshëm që subjekti i interesuar është i detyruar të dorëzojë në thirrjen publike është si vijon:
- Aplikim për kredi,
- Aplikim për identifikim të klientit,
- Plan të biznesit (për kërkesa krediore për mjete qarkulluese);
- Program investues (për kërkesat kreditore për mjete themelore),
- Gjendja aktuale jo më e vjetër se 15 ditë,
- Dëshmi që nuk ka detyrime të arritura të papaguara ndaj shtetit jo më të vjetër se 15 ditë – çertifikatë nga DHP
- Formularë për lidhshmëni kapitale,
- Deklaratë mbi lidhjen (bashkimin) e kapitalit,
- Llogari vjetore për 3 vitet e fundit. Në qoftë se kompania punon më paku se tre vite, është e nevojshme të dorëzohen llogaritë vjetore për tërë periudhën e punës,
- Dokumentacion për sigurim të mundshëm,
- Deklaratë për ekspozim në bankat dhe institucionet tjera financiare,
- Deklaratë për ekzistimin e cilësisë së një mbajtësi të një funksioni publik të klientit,
- Deklaratë për verifikimin e ekspozimit kreditorë.
VIII. PËRPUNIMI I APLIKACIONEVE
MBPR realizon përpunimin e aplikacioneve të arritura në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të çdo kërkese individuale në pajtim me kushtet dhe kriteret e dhëna në këtë shpallje dhe dorëzon informacion deri te Qeverija e Republikës së Maqedonisë.
IX. MENYRA E SHPËRNDARJES TË FONDEVE
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në bazë të informacionit të dorëzuar nga MBPR kryen shpërndarjen e fondeve sipas parimit i pari që ka ardhur i pari do të shërbehet.
X. PËRGATITJA DHE DORËZIMI I APLIKICIONIT PËR KREDI
Aplikacioni për pjesëmarrje në thirrjen publike me dokumentacionin e plotë dorëzohet në zarf të mbyllur dhe jotransparent në arkivën e Bankës ose nëpërmjet postës në adresën e mëposhtme:
XI. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Aplikimet pas thirrjes publike dorëzhen në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së thirrjes publike.
Aplikimet që do të dorëzohen pas afatit nga neni i mëparshëm nuk do të merren parasysh dhe nuk do të merren në konsideratë.
Dokumentet e dorëzuara në thirrjen publike janë të pakthyeshme.
Aplikacionet e papërfunduara ose jo të plota nuk do të merren parasysh.
MBPR nuk mbanë kurrfarë shpenzime të shkaktuara me përgatitjen, përpilimin dhe dorëzimin e aplikacioneve, ashtu që pjesëmarrësi në thirrjen publike nuk ka të drejtë për rimbursimin të çfarëdo shpenzimi në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.
MBPR do ti informojë në kohë, aplikantët rreth rezultateve nga thirrja publike. Të gjitha informatat shtesë në lidhje me thirrjen publike mund të merren çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00, me telefon: 02/3115-844 ose 02/3114-840.
LISTA E KLASAVE TË VEPRIMTARIVE LËNDË E FINANCIMIT NGA KLASIFIKIMI NACIONAL I VEPRIMTARIVE