Ka nisur aplikimi për linjën e kredisë pa interes për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike

11.05.2022

Nga sot, më 11 maj, nga ora 09:00 filloi aplikimi për kredinë pa interes për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike. Thirrja publike për këtë linjë krediti është shpallur më 5 maj  të vitit 2022.

Linja kreditore synohet për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individualë dhe zejtarët të cilët paguajnë tatimin në të ardhura reale dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kompanitë duhet të jenë në pronësi private dhe në listën e klasave të pranueshme të veprimtarive për kreditim, të publikuar në thirrjen publik.

Shuma minimale e kredisë është 185.000 denarë, ndërsa shuma maksimale e kredisë është 3.000.000 denarë. Kredia do të ketë një afat shlyerje 12 dhe 18 muaj me një periudhë mospagimi prej 6 muajsh të përfshirë në të dyja rastet.

Për shfrytëzuesit e kësaj linje kredie, parashikohet një komponent granti prej 10 për qind për subjektet që do të përdorin afatin e pagesës për 18 muaj, pra 20 për qind për subjektet që do të përdorin afat pagesës për 12 muaj.

Dorëzimi i kërkesave për kredi do të bëhet në mënyrë elektronike në adresën elektronike eekriza@mbdp.com.mk, duke filluar nga sot, më datën 11.05.2022 nga ora 09:00 deri më 26.05.2022 deri në ora 09:00.

Kërkesat për kredi do të përpunohen në mënyrë kronologjike si do të arrijnë me e-mail për një përdorues të kualifikuar krediti që plotëson kriteret për miratimin e kredisë mbi bazën "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".