Banka për zhvillim filloi me realizimin e Linjës së kredisë për efikasitet energjetik (EE) dhe burimet e ripërtërishme të energjisë (BRE) nëpërmjet bankave pjesëmarrëse që kanë për qëllim sigurimin e mjeteve për investim për efikasitet energjetik dhe burimet e ripërtrishme të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, TI dhe zejtarët.
Shuma e mjeteve për realizimin e kësaj linje kreditore është 10 milionë euro.
Qëllimi i linjës së kredisë është për mbështetje të projekteve për:
- Efikasitet energjetik EE – Vlera maksimale e projektit është 30.750.000 denarë me afat pagese deri në 8 vjet me grejs-periudhë deri në 12 muaj dhe për
- Burimet e ripërtërishme të energjisë (BRE) Vlera maksimale e projektit është 200.000 denarë me afat pagese deri në 12 vjet me grejs-periudhë deri në 24 muaj.
Në të dyja rastet, BZHMV do të kreditojë deri në 60% të shumës së projektit, ndërsa pjesa minimale e mbetur prej 40% do të kreditohet nga burime të tjera si kredi nga banka pjesëmarrëse ose mjetet e veta të investitorit (ndërtim, pajisje, kapital qarkullues, para të gatshme etj.)
Norma e interesit për përdoruesit përfundimtarë do të jetë 1,6%.
Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për përdorimin e mjeteve të linjës kreditore pa interes tek 9 (nëntë) banka pjesëmarrëse: Sparkasse Bank SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Manastir, Stopanska Banka SHA Shkup, Uni Bank SHA Shkup, Halk Bank SHA Shkup, Silk Road Banka SHA Shkup, TTK Banka SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup dhe ProCredit Bank SHA Shkup.