BZHMV ka hapur një thirrje publike për mjete nga linja e kredisë pa interes për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike: Aplikimi nga 11 maj

05.05.2022

Kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individualë dhe zejtarët e prekur nga kriza energjetike dhe ekonomike nga data 11 maj 2022 do të mund të aplikojnë për mjete nga linja e re e kredisë pa interes që synohen për mjete qarkulluese. Thirrja publike do të zgjasë 15 ditë dhe subjektet mund të paraqesin kërkesën për kredi në mënyrë elektronike në një adresë e-mail të veçantë.
 

Në kushtet e krizës globale energjetike dhe ekonomike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një sërë masash ekonomike për zvogëlimin e pasojave të saj, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Një nga masat e zbatuara nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut është vendosja e një linje të re kreditore pa interes për të mbështetur kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike.

Linja kreditore synohet për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individualë dhe zejtarët të cilët paguajnë tatimin në të ardhura reale dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kompanitë duhet të jenë në pronësi private dhe në listën e klasave të pranueshme të veprimtarive për kreditim, të publikuar në thirrjen publike.

Shuma minimale e kredisë është 185.000 denarë, ndërsa shuma maksimale e kredisë është 3.000.000 denarë. Kredia do të ketë një afat shlyerje 12 dhe 18 muaj me një periudhë mospagimi prej 6 muajsh të përfshirë në të dyja rastet.

Për përdoruesit e kësaj linje kredie, parashikohet një komponent granti prej 10 për qind për subjektet që do të përdorin afat shlyerjeje prej 18 muaj, pra 20 për qind për subjektet që do të përdorin afat shlyerjeje 12 mujore. Periudha e mospagimit në të dyja rastet është deri në 6 muaj.

Subjektet që kanë përdorur kredi nga “Kovid 3” dhe “Kovid 4” nuk do të mund të përdorin linjën e kredisë për të mbështetur kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike. Subjektet që kanë shfrytëzuar kredit nga "Kovid 1" dhe/ose "Kovid 2" dhe nuk kanë detyrime të papaguara në shumën më të madhe se 10.000 denarë në ditën e aplikimit (11 maj 2022), do të mund ta përdorin këtë linjë krediti pa interes.

Thirrja publike është publikuar sot, më datën 05.05.2022 dhe do të zgjasë 15 ditë duke filluar nga data 11 maj 2022 ora 09:00 deri më 26 maj 2022 në ora 09:00. Dorëzimi i kërkesave për kredi do të bëhet në mënyrë elektronike në adresën elektronike eekriza@mbdp.com.mk.