BZHMV e tërhoqi transhën e pestë në vlerë prej 22.8 milionë eurosh për kompanitë e vogla dhe të mesme nga kredia e Bankës Evropiane të Investimeve
Banka për zhvillim e tërhoqi transhën e pestë në vlerë prej 22,8 milionë eurosh për kompanitë e vogla dhe të mesme nga kredia e Bankës Evropiane të Investimeve. Kjo transhë ofron mbështetje për 43 projekte të kompanive të vogla dhe të mesme vendase që do të punësojnë 103 persona të rinj. Prej tyre 53,1% janë kompani në fushën e prodhimit.
Kjo është transha e fundit e linjës kreditor BEI 6 për kompanitë e vogla dhe të mesme në vlerë prej 100 milionë euro. Kjo linjë kreditore ka ofruar mbështetje për 271 kompani që punësojnë 770 persona të rinj. Mbështetja më e madhe u jepet kompanive që merren me prodhimtari 39%, pastaj tregtisë 36%, transporti 8%, ndërtimtarisë 7% e të tjera.