BZHMV në gjysmën e parë të viti 2022 me rezultate pozitive, dhe me mbështetjen e kompanive në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup (BZHMV), si e vetmja bankë zhvillimore në pronësi të plotë shtetërore, ka arritur rezultate pozitive në gjysmën e parë të vitit 2022, duke e vënë të gjithë kapacitetin e saj financiar dhe operativ në funksion të arritjes së qëllimit themelor për të cilin u themelua - përkrahja e zhvillimit të ekonomisë maqedonase në përputhje me politikat strategjike, qëllimet dhe prioritetet e shtetit.
Në kuadër të rimëkëmbjes së ekonomisë vendase nga kriza shëndetësore dhe energjitike, aktivitetet e Bankës këtë vit synojnë mbështetjen e subjekteve afariste në drejtim të reduktimit të pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike të shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike, me synim qasje më të lehtë në aktivet likuide.
Në periudhën prej 01.01-30.06.2022, Banka ka punuar në përputhje me planin financiar të miratuar, planin zhvillimor dhe politikën e biznesit për vitin aktual dhe ka arritur rezultat pozitiv neto financiar prej 45 milionë denarë (732 mijë euro), që është pothuajse dy herë më shumë krahasuar me rezultatin e arritur në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Totali i aseteve të Bankës është rritur për 43% dhe arrin në 16,4 miliardë denarë, me rritje përkatëse të portofolit kreditor prej 54%, dhe të ekspozimit të bazuar në shërbimin e faktoringut prej 200%.
Në gjysmën e parë të vitit, BZHMV tërhoqi tre transhat e fundit të linjës së kredisë BEI 6 në vlerë prej 40.8 milionë euro, ku të gjitha 100 milionë euro nga kjo linjë kredie tashmë janë vënë në funksion për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme. Në të njëjtën kohë, Banka prezantoi linja të reja krediti dhe lehtësoi kushtet e linjës së kredisë për sektorin e bujqësisë:
Linjë kredie pa interes për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike nëpërmjet kreditimit direkt nga BZHMV
Linjë kredie pa interes për mjete qarkulluese për rritjen e çmimeve të energjisë përmes bankave pjesëmarrëse
Linja kreditore për efikasitet energjetik (EE) dhe burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) përmes bankave pjesëmarrëse
Subvencionimi i interesit për kreditë e dhëna nga bankat afariste për kompanitë që kanë riinvestuar fitimet e tyre
Lehtësimi i kushteve të linjës së kredisë për prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore
Në periudhën e ardhshme, BZHMV do të qëndrojë plotësisht në dispozicion të kompanive në përballimin e sfidave aktuale të natyrës ekonomike dhe joekonomike, duke qëndruar kështu plotësisht e fokusuar në përmbushjen e rolit të saj si bankë për zhvillim.