24.08.2022

Që nga korriku, për biznesin janë vendosur kredi pa interes dhe me vlerë të ulët prej 73 milionë euro

Linja e shtatë e kredisë nga BEI për vitin e ardhshëm me vlerë 100 milionë euro është pothuajse e sigurt 

 

 

 

 

Mbi 100 milionë euro kredi pa interes dhe të lira do të vendosen këtë vit përmes Bankës për Zhvillim. Këto janë projeksionet e drejtorit Kire Naumov, i cili në një bisedë për Bloomberg Adria thotë se deri në korrik tashmë janë dhënë kredi në vlerë prej 73 milionë euro. Ai gjithashtu paralajmëron një linjë të re kredie për vitin e ardhshëm.

“Tashmë jemi në negociata me Bankën Evropiane të Investimeve dhe është thuajse e sigurt që vitin e ardhshëm do të tërheqim një linjë të re, të shtatë kreditore, e cila do të arrijë në 100 milionë euro, dhe përveç kësaj, njoftoj se jemi duke biseduar edhe me disa institucione të tjera financiare ndërkombëtare”, tha Kire Naumov, drejtor i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë.

Naumov thotë se janë lehtësuar kushtet e aplikimit, veçanërisht në fushën e kredive për bujqësi.

Drejtori i Bankës për Zhvillim thotë se në kushtet e krizës sfida më e madhe është se si të shpërndahen në mënyrë të duhur burimet e kufizuara financiare për të krijuar një balancë mes mbështetjes për ruajtjen e likuiditetit të kompanive, por edhe sigurimin e parave për investime të reja.

Shikoni detajet në videon e bisedës.