Shpallje nr. 1/2022 për shitjen e pasurive të tundshme me anë të licitimi publik me gojë
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup publikon shpallje për shitjen e pasurisë së tundshme me anë të licitimit publim me gojë.
Pasurit e tundshme përbëhen prej tre automjete motorike të udhëtarëve në pronësi të Bankës përkatësisht:
1.1. marka: FIAT, tip/model: PUNTO STILE 5 P, me tabela të regjistrimit SK-957 VB, numri i automjetit: ZFA17600001198622, numri i motorit: 0184261, viti i prodhimit 1999, fuqija e motorit 63 KW, vëllimi i motorit 1242, ngjyra e karaserisë: e bardhë, kilometrazha e kaluar 112212 km, e regjistruar deri më datën 12.06.2023, automjeti është në gjendje të vozitshme dhe me TVSH të paguar.
Çmimi fillestar:38.225,00 denarë.
1.3. marka: PEUGEOT, tip/model: 407 Premium 2.0 E, me tabela të regjistrimit SK-392 SZ, numri i automjetit: VF36DRFJC21744581, numri i motorit: 10LH5E1725222, viti i prodhimit 2009, fuqija e motorit 103 KW, vëllimi i motorit 1997, ngjyra e karaserisë: gri metalike, kilometrazha e kaluar 445029 km, e regjistruar deri më datën 17.04.2023, automjeti është në gjendje të vozitshme dhe me TVSH të paguar.
Çmimi fillestar: 98.386,00 denarë.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë vendas dhe të huaj. Të drejtën e pjesëmarrjes në licitim publik kanë personat që do të paguajnë një depozitë monetare në masën 10% të çmimit fillestar të mjetit/automjeteve për të cilat do të bëjnë ofertën.
Të interesuarit janë të obliguar të paguajnë depozitën në para të gatshme në llogarinë 100000000035062 Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se ora 16:00 e ditës së mëparshme të punës para mbajtjes së licitimit publik.
Numri i porosisë/numrat e mjeteve për të cilat personat e interesuar do të marrin pjesë në licitimin publik tregohen në fletëpagesën e depozitës.
Nuk kanë të drejtë të marrin pjesë personat që nuk kanë paguar një depozitë në përputhje me këtë pikë.
Të drejtë pjesëmarrjeje nuk kanë punëtorët e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup dhe familjarët e tyre të afërt.
Personat e interesuar për pjesëmarrje në licitimin publik duhet të plotësojnë formularin për pjesëmarrje, i cili është i disponueshëm në faqen e internetit të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup: https://www.mbdp.mk/Upload/Documents/prijava-fizichki-i-ili-pravni-lica-alb.pdf.
Formulari nuk mund të ndryshohet dhe ndryshimi ose mosplotësimi i të gjithë elementëve të tij do të çojë në skualifikimin e parashtruesit të tij nga pjesëmarrja në procedurën e tenderit publik.
Formulari dorëzohen në arkivin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, jo më vonë se ora 16:00 e ditës së mëparshme të punës para mbajtjes së lecitimin publik.
Licitim publik me gojë do të mbahet më 28.10.2022 (e premte) me fillim nga ora 10:00, në hapësirat e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Shikimi i mjeteve motorike të udhëtarëve që janë objekt i lecitimit publik mund të bëhet çdo ditë pune në periudhën prej 17 tetor 2022 deri më 26 tetor 2022 nga ora 10:00 deri në 14:30 me njoftim paraprak në tel. 02/3115-844.
Oferta publike me gojë do të bëhet për çdo automjet veç e veç. Pjesëmarrësit e licitimit publik gojor, të cilët plotësojnë kushtet, duhet të posedojnë:
Si ofertues më i favorshëm do të zgjidhet pjesëmarrësi që ka ofruar çmimin më të lartë në licitimin publik me gojë të automjetit në fjalë.
Ofertuesi më i favorshëm është i detyruar të paguajë shumën e mbetur të çmimit të blerjes dhe të lidhë kontratën për shitjen e pronës brenda pesë ditëve pune nga dita e marrjes së vendimit për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm.
Nëse ofertuesi më i favorshëm nuk i paguan mjetet brenda afatit të caktuar, paratë e depozituara si depozitë për pjesëmarrje në licitim publik me gojë nuk do t'i kthehen .
Tarifat publike, si dhe shpenzimet noteriale, përballohen nga ofertuesi më i favorshëm.
Depozita e paguar nga pjesëmarrësit në lecitim do t'u kthehet pas përfundimit të procedurës.