Zyrtarët më të mirë të bankës për vitin 2022
Me rastin e ditës botërore të kursimit, 31 tetorit, 33 punëtorë nga 13 banka, 2 banka kursimore, Shtëpia e kliringut KIBS SHA dhe Byroja kreditore maqedonase u vlerësuan nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë për rezultate të veçanta në punën e tyre.
Frosina Josifovska dhe Ermira Besimi Ibishi janë dy punonjëset e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup që morën çmimin për punonjësit më të mirë të bankës në vitin 2022.
Frosina Josifovska punon në sektorin e menaxhimit të mjeteve dhe likuiditetit si udhëheqëse e departamentit të mjeteve dhe likuiditetit. Ajo ka qenë në bankë që në fillimet e saja, duke kryer punën e saj me përkushtim, njëzet e katër vjet përvojë dhe ekspertizë pas saj, duke ndihmuar pa e kursyer veten kolegët e rinj në kryerjen e punës së tyre.
Ermira Besimi Ibishi ka katërmbëdhjetë vjet që punon në sektorin e sigurimit të kredive si zyrtare e pavarur e sigurimit të kredive dhe veçohet për përgjegjësinë e saj në punë, kolegjialitetin si dhe dëshirën për përmirësim të vazhdueshëm.