10 milionë euro rikapitalizim i Bankës për zhvillim nga ana e shtetit, për të mbështetur kompanitë vendase për t'u përballur me pasojat e krizës së energjisë dhe çmimeve

13.12.2022

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gazeta zyrtare nr. 237 të datës 07.11.2022 dhe Vendimit të Kuvendit të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut nr. 02-4379/1 më datën 13.12.2022, kapitali fillestar i bankës është rritur në vlerë prej 620.000.000,00 denarë, përkatësisht janë lëshuar 199.485 aksione të zakonshme. Me këtë totali i kapitalit dhe rezervave të bankës arrin në 57.5 milionë euro.

 

Me rikapitalizimin, Banka për zhvillim përforcon potencialin për mbështetje të mëtutjeshme të sektorit real në vend dhe mundësinë që kompanitë maqedonase të kenë qasje më të lehtë në kredi të favorshme. Mjetet nga rikapitalizimi do të synohen për zgjerimin e linjave të kreditit për investime në efikasitet energjetik dhe investime në burimet e ripërtërishme të energjisë, si një nga masat e shtetit për të përballuar efektet e krizës së energjisë dhe çmimeve.

 

Banka për zhvillim ka luajtur një rol të rëndësishëm në përballimin e krizave me të cilat janë përballur kompanitë vendase në periudhën e kaluar, nëpërmjet futjes së linjave të kredisë pa interes dhe linjave të kredisë me norma interesi të favorshme. Kriza e energjisë dhe çmimeve imponoi nevojën që kompanitë t'i përshtaten kursimit të energjisë përmes investimeve për efikasitet energjetik dhe investimeve në burimet e ripërtërishme të energjisë që do t'u sigurojnë atyre kursime afatgjatë të shpenzimeve të energjisë, qëndrueshmëri të tregut dhe mbrojtje të mjedisit. Në këtë drejtim, Banka për zhvillim vazhdimisht i përshtat produktet e saj në drejtim të mbështetjes së kompanive në kushtet e reja të funksionimit.