Thirrja publike nr. 1, Linjë kredie për mjete qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve
Në bazë të Ligjit për Bankën për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 105/2009 dhe Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 77/21), Marrëveshjes për administrim të vijës kreditore për kapital qarkullues për kompanitë e goditura nga kriza energjetike dhe e çmimeve përmes kreditimit të drejtpërdrejtë nga BZHMV nr. 13-12273/1 të datës 24.11.2022, Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikon:
për parashtrimin e kërkesave për kredi për kreditim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe të NT dhe zejtarëve të cilët paguajnë tatimet e të ardhurave reale nga Linja kreditore pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e goditura nga kriza energjetike dhe e çmimeve
I. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
Lëndë e kësaj thirrjeje publike është dorëzimi i kërkesës për kredi nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve për mbështetjen e drejtpërdrejtë të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve individualë dhe zejtarëve që paguajnë të ardhura reale tatimore dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mjetet nga të cilat do të realizohet kreditimi i linjës kreditore pa interes për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve janë siguruar në shumë prej 300.000.000 denarë.
II. KUSHTET PËR MIRATIM TË MJETEVE
Mjetet nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve do të jepen në kushtet e mëposhtme:
Pagesa e kredisë nga ana e kredishfrytëzuesit do të bëhet në periudha kuartale të pagesës.
Kërkuesit e kualifikuar të kredisë janë:
Shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me gjendjen aktuale) si dhe NT dhe zejtarët të cilët paguajnë tatim të të ardhurave reale
Kredikërkuesit duhet ti plotësojnë kriteret në vijim:
BZHMV nuk do të paguajë provizion nga shfrytëzuesi i kredisë për përpunimin e aplikacioneve për kredi.
Shpenzimet e vendosjes së kolateralit bien mbi kredimarrësin.
III. SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI
Të drejtë për parashtrimin e aplikacioneve për kredi kanë shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me gjendjen aktuale), ndërmarrësit individual, zejtarët të cilët paguajnë taksa ardhurat reale dhe të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë në kryesinë themelore në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%.
Kredimarrësi mund të kontrollojë klasifikimin e tij sipas madhësisë duke inspektuar statusin e tij aktual.
IV. DOKUMENTACIONI I OBLIGUESHËM
Dokumenti pa të cilin nuk do të përpunohet kërkesa për kredi është Kërkesa për kredinga kredikërkuesi, që është formular i publikuar në ueb faqen e bankës dhe që përmban informacionet themelore të kredikërkuesit, shumën e kredisë që e kërkon, instruksionet e pagesës, dhe informacione të tjera.
Dokumentacioni i obligueshëm që kredikërkuesi obligohet që ta parashtrojë në thirrjen publike është si në vijim:
2. Aplikim për regjistrim të klientit - subjektit juridik,
3. Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike,
4. Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik,
5. Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë,
6. ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar),
7. Dëshmi se nuk ka pagesa të pashlyera të tatimeve dhe kontributeve ndaj shtetit – Certifikatë nga DAP (jo më të vjetër se 01.01.2022),
8. Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV),
9. Llogaria vjetore përfundimtare (31.12.2021) (nga Regjistri qendror i RMV),
10. Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi –Vërtetim për falimentim dhe Vërtetim për likuidim (nga Regjistri qendror i RMV) jo më e vjetër se 6 muaj.
11. Kopje të një fature për energjetikë të dhënë në periudhën janar-shtator 2022 dhe kopje të faturës përkatëse të energjetikës të dhënë në periudhën janar-shtator 2021 (parashtrohen fatura të muajit të njëjtë për dhënie të energjisë së njëjtë)
Dokumentacion të cilin kërkuesi i kredisë duhet ta parashtrojë ose nëse nuk parashtrohet nga kërkuesi i kredisë banka do ta sigurojë përmes pozitës zyrtare:
12. Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë jo më e vjetër se 6 muaj
V. KRITERET PËR VENDOSJE PËR NDARJEN E MJETEVE
Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".
Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail eckriza@mbdp.com.mk
VI. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKIMIT PËR KREDI
Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim: eckriza@mbdp.com.mk.
Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:
Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.
Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.
Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.
VII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME