Njohja e studentëve me punën dhe rolin e BZHMV përmes një prezantimi të aktiviteteve të saj

27.12.2022

Në kuadër të procesit për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e ngjarjeve promovuese dhe prezantimeve për studentët e programeve studimore në fushën e ekonomisë dhe financave,  duke pasur parasysh nevojën për edukim financiar dhe përfshirjen e  studentëve dhe ngritjen e vetëdijes për rolin dhe mënyrën e funksionimit të bankave zhvillimore, veçanërisht në kushte krize, gjatë muajit dhjetor 2022, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup mbajti prezantime në disa universitete në të gjithë vendin.
 

Në fazën e parë u vizituan Universiteti Amerikan i Europës-FON, Shkup, Universiteti Europian i Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, Universiteti Shtetëror në Tetovë, Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë, Universiteti Ndërkombëtar - Strugë dhe Universiteti Ndërkombëtar Sllav "G.R. Derzhavin" – Sveti Nikole.

 

   

 

Gjatë prezantimeve u  shpjegua roli i Bankës në ekonominë maqedonase, karakteristikat dhe përparësitë e saj, si dhe produktet që u ofron kompanive vendase.

 

    

 

BZHMV si bankë me përgjegjësi shoqërore, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik do të vazhdojë me aktivitetet e saj promovuese edhe në universitetet tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.