Për tre vjet kemi investuar gati 300 milionë euro për të mbështetur 7500 projekte

29.12.2022

 
 
  “Në dy pandemitë dhe në këtë vit krize që po kalon, ku kemi pasur çmime të larta të energjisë dhe inflacionit, Banka për zhvillim ka dhënë kredi në ekonomi në vlerën prej 294 milionë euro për të mbështetur mbi 7500 projekte. Vetëm në vitin 2022 janë investuar mjete në vlerë prej 107 milionë euro. Investimet e kredisë janë në veprimtari të ndryshme. Përqindja më e madhe, rreth 40%, është për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme në veprimtarin prodhuese”.
 
 

 

 

Banka për zhvillim po rrit në vazhdimësi pjesëmarrjen e saj në totalin e kredive bruto të investuara në kompanit jofinanciare nga sektori bankar, në mënyrë që deri më 30.09.2022, 7.3% e bruto kredive të jenë nga mjetet e BZHMV. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përqindje ishte 5.3%.

 

Skema e garancisë i lejon kompanitë të japin një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara. Përdorimi i këtij produkti është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht shuma e kredive të garantuara është 7.6 milionë euro për 97 kompani. Presim që në të ardhmen të intensifikohet përdorimi i produkteve nga Fondi i Garancisë.

 
 
 

 

Tashmë në muajt e parë pas shpërthimit të krizës me pandeminë Kovid në vitin 2020, Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BZHRMV) u bë shumë e rëndësishme në sektorin e biznesit vendas për thirrjet e saj për linja kreditore të favorshme që duhej të ndihmonin kompanitë duke i zbutur pasojat e ekonomisë së mbyllur papritur. Pandemia u qetësua, por erdhi një krizë e re me çmimet e energjisë dhe lëndëve të tjera të para, si pasojë e luftës në Ukrainë që filloi në shkurt të këtij viti, që do të thotë se kompanitë maqedonase kanë ende nevojë për mbështetje për mjete qarkulluese etj. Me drejtorin e Bankës për zhvillim, z. Kire Naumov, biseduam për rëndësinë për kompanitë vendore të linjave të kredisë të krizës dhe instrumenteve të tjera që ky institucion shtetëror ka investuar në periudhën e kaluar, ndërsa duhet përmendur edhe linjat e rregullta kreditore nga Banka Evropiane e Investimeve, BEI5 dhe BEI6, në vlerë prej 150 milionë euro.

 
Zoti Naumov, kaluam një vit jashtëzakonisht të vështirë ekonomikisht... Banka për zhvillim tashmë ishte e përfshirë në zbutjen e krizës për kompanitë vendore në pandeminë 2020 dhe 2021. Na tregoni shkurtimisht cilat ishin programet kryesore dhe linjat e kreditit të zbatuara në tre vitet e fundit?

Banka për zhvillim ka luajtur një rol të rëndësishëm në përballimin e krizave me të cilat janë përballur kompanitë vendore në periudhën e kaluar, duke filluar nga kriza e Kovid-it, kriza e energjisë dhe çmimeve në drejtim të kyqjes së linjave dhe produkteve të reja kreditore në mbështetje të kompanive. Do të veçoj vetëm linjat dhe produktet kryesore të kredisë që kemi prezantuar në tre vitet e fundit:
- Katër linja krediti pa interes për KOVID-in për mbështetjen e kompanive për përballimin e krizës Kovid, me kreditim direkt përmes BZHMV, përmes të cilave mbështeten 4,134 kompani në vlerë prej 45 milionë euro (dy prej tyre me komponent granti);
- Tre linja kreditore për mbështetjen e kompanive për përballimin e krizës energjetike në vlerë prej 25 milionë euro;
- Subvencionimi i interesit për kreditë e dhëna nga bankat afariste që riinvestuan fitimin, në vlerën 2 milionë euro;
- Është bërë e mundur lehtësimi i kushteve të linjës së kredisë për prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore në vlerë prej 7 milionë euro;
- Produkti i ri i prezantuar: Fondi i garancisë (skema e garancisë) në vlerë prej 15 milionë euro, përmes 2 llojeve të reja garancish: garanci individuale dhe portofoli;
- Prezantohet produkti i ri: Garancitë doganore d.m.th. garanci për borxhin doganor gjatë importit për rafinim, për të mbështetur eksportet,
- Janë investuar mjete nga linjat kreditore BEI 5 dhe BEI 6 në vlerë prej 150 milionë euro për të mbështetur 458 projekte.

 
Sa mjete gjithsej për këto tre vite janë investuar në kompanitë vendase dhe cilat janë efektet e tyre – kursime dhe hapje të reja pune, mirëmbajtje apo rritje të eksporteve etj.?

Gjatë këtyre tre viteve, mbështetja e Bankës për kompanitë vendase ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në tre vjet, Banka për zhvillim ka dhënë kredi në ekonomi në vlerë prej 294 milionë euro për të mbështetur mbi 7500 projekte. Vetëm në vitin 2022 janë investuar mjete në vlerë prej 107 milionë euro. Investimet e kredisë janë në veprimtari të ndryshme. Përqindja më e madhe rreth 40%, është për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme në veprimtarin prodhuese. Në tre vitet e fundit, linjat e kreditit kanë synuar mbështetjen e likuiditetit, ruajtjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke kursyer rreth 40.800 dhe krijuar rreth 1.500 vende të reja pune.

 

Së fundmi ju deklaruat se aktivet e Bankës për zhvillim janë rritur në periudhën e kaluar... Sa është tani dhe me çfarë pjese në totalin e portofolit të kredive të korporatave në sektorin bankar merr pjesë Banka tani?

Sipas rezultateve të veprimtarisë së bankës, ajo ka shënuar rritje të aktiveve në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 me 16,3%, në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020 një rritje vjetore prej 21% dhe në gjysmën e parë të vitit 2022 rritja e aktiveve është 43%, d.m.th. është rritur nga 168 milionë euro në fund të vitit 2019 në 267 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2022.

Në datën 13 dhjetor të vitit 2022 u krye rikapitalizimi i Bankës në vlerë prej 10 milionë euro nga Buxheti i shtetit, me të cilin totali i kapitalit dhe rezervave të bankës arrin në 57.5 milionë euro. Mjetet për rikapitalizimin e bankës gjatë vitit 2023 do të vihen në dispozicion të kompanive vendase nëpërmjet produkteve të favorshme kreditore sipas nevojave të diktuara nga ekonomia.

Banka për zhvillim rrit në vazhdimësi peshën e saj në totalin e kredive bruto të investuara ndaj kompanive jofinanciare nga sektori bankar, në mënyrë që deri më 30.09.2022, 7.3% e kredive bruto të jenë nga mjetet e BZHMV. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përqindje ishte 5.3%.
 

Shpjegojuni lexuesve se çfarë produkte të tjera përveç kredive ofron Banka, dhe cili është interesimi i kompanive për to deri tani, si përshembull sigurimi i eksportit?

Krahas kredive, Banka për zhvillim u ofron kompanive vendase edhe dy produkte të tjera: sigurimin e kërkesave nga eksporti dhe ai vendas, dhe faktoringun (blerje të kërkesave nga blerësit e huaj dhe vendas). Interesi për këto dy produkte është në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në kushtet e krizës kur rreziqet e pagesës janë më të mëdha dhe nevoja për likuiditet vijues është më e madhe.

Kompanitë mund të sigurojnë kërkesat e tyre kundër rreziqeve tregtare dhe politike nëpërmjet produktit të sigurimit të kredisë. Aktualisht kemi 80 të siguruar nga industri të ndryshme, me mbi 500 klientë në 33 vende.

Gjithashtu, faktoringu si produkt ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si në vëllim, ashtu edhe në drejtim të një portofoli të zgjeruar klientësh. Ky produkt mundëson financimin më të lehtë afatshkurtër të kompanive për nevojat e tyre aktuale, duke përfaqësuar kështu një lloj përshpejtuesi të cikleve të biznesit në kompani.
 

Si funksionon deri tani skema e garancisë?

Gjatë krizës së Kovid-it, banka ndër të tjera prezantoi Fondin e Garancisë, pra skemën Kredi-garanci në vlerë prej 15 milionë euro, e cila vuri në dispozicion të kompanive dy lloje të reja garancish: garancitë individuale dhe ato të portofolit.

Skema e garancisë i lejon kompanitë të japin një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara. Përdorimi i këtij produkti është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht shuma e kredive të garantuara është 7.6 milionë euro për 97 kompani. Presim që në të ardhmen të intensifikohet përdorimi i produkteve nga Fondi i Garancisë.


Cili është plani për vitin 2023, cilat linja krediti po përgatit Banka për Zhvillim? Çfarë tjetër do të jetë në fokus vitin e ardhshëm?

Banka për zhvillim vazhdon aktivitetet e saja në mbështetje të kompanive në kushtet e reja të punës. Në këtë drejtim, më 19 dhjetor të vitit 2022 është publikuar një thirrje publike për linjë të re krediti për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve me kreditim direkt përmes BZHMV në vlerë prej 5 milionë euro. Shoqëritë tregtare të interesuara mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarë individualë dhe zejtarë që paguajnë taksa mbi të ardhurat reale mund të dorëzojnë aplikimet e tyre për kredi në mënyrë elektronike, duke filluar nga data 26 dhjetor të vitit 2022 deri më 9 janar të vitit 2023.

Nënshkrimi i marrëveshjes me Bankën evropiane të investimeve për 100 milionë euro të reja, që do të jenë në dispozicion të kompanive në vitin 2023. Banka për zhvillim është e përkushtuar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me investitorë të tjerë ndërkombëtarë me qëllim sigurimin e burimeve të reja të mjeteve, ndjekjen e situatës ekonomike dhe rregullimin e vazhdueshëm të produkteve të saj në drejtim të mbështetjes së kompanive në kushtet e reja të funksionimit, me theks të veçantë në mbështetjen e investimeve në ekonominë e gjelbër.

 
Çfarë viti ekonomik prisni në vitin 2023, konkretisht për kompanitë maqedonase, a ka vend për pak optimizëm? A do të lehtësohet inflacioni apo do të hyjmë në një periudhë recesioni edhe më të pasigurt që kërcënon ekonomitë më të zhvilluara?
 

Optimizmi, pra pritshmëritë, është shumë i rëndësishëm në ekonomi. Duke qenë se sipas të dhënave më të fundit statistikore, inflacioni në vend ka filluar të ngadalësohet, pres që ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2023. Shtrëngimi i politikës monetare duhet të vendosë një ekuilibër midis frenimit të inflacionit dhe shmangies së mbytjes së ekonomisë. Masat e Qeverisë për mbështetjen e kompanive maqedonase në krizën energjetike-ekonomike dhanë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e likuiditetit të kompanive, si dhe në inkurajimin e investimeve që synojnë efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë me qëllim të kursimit afatgjatë të shpenzimeve. Edhe në kohë krize, kompanitë maqedonase kanë treguar fleksibilitet në përshtatjen me kushtet e reja të mjedisit. Unë praktikoj të mbaj optimizëm dhe pres një klimë më të mirë pune për kompanitë vendase.