Shpallje numër 1/2023 per shitje të pasurive të patundëshme me anë të lecitimit publik me gojë

26.01.2023

1.Subjekti për shitje:

Pasuria e patundëshme e regjistruar në Fletë Pronësi nr. 1062 për KK Petrovec-vongrad PK 176/3 në sipërfaqe totale prej 872 m2 e përshkruar si:

  • PK 176, pjesa 3, vendi i quajtur Biolarci, ndërtesa nr. 1, qëllimi i objekteve në pjesën tjetër të ekonomisë, hyrja 1 kati 01, numri 1 në sipërfaqe prej 190 m2,
  • PK 176, pjesa 3, vendi i quajtur Biolarci, ndërtesa nr. 1, të destinuara për lozha, ballkone dhe tarraca, hyrja 1, kati 01, numri 2 në sipërfaqe prej 19 m2,
  • PK KO Petrovec Vongrad PK 176, pjesa 3, vendi i quajtur Biolarci, ndërtesa nr. 1, banesë për qëllime si një ndërtesë familjar, hyrja 1, kati 01, numër 2, në sipërfaqe 129 metra katrorë,
  • PK Petrovec Vongrad PK 176 pjesa 3 vendi i quajtur Biolarci ndërtesa nr. 1 qëllimi i objekteve ne pjesën tjetër të ekonomisë hyrja 1 kati kat i ndërmjetëm nr. 1 me sipërfaqe prej 82 m2.
  • PK Petrovec Vongrad PK 176 pjesa 3 vendi i quajtur Biolarci ndërtesa nr.1 qëllimi i objekteve në pjesën tjetër të ekonomisë, hyrja 1 kati përdhesë numër 1 me sipërfaqe prej 441 m2.
  • PK Petrovec Vongrad PK 176 pjesa 3 vendi i quajtur Biolarci ndërtesa nr. 1 qëllimi i objekteve në pjesën tjetër të ekonomisë hyrja 1 kati përdhesë numër 2 me sipërfaqe prej 11 m2.
Pasuria e patundëshme shitet ne tërësi, nuk është e ngarkuar me hipoteka dhe shërbimet, është bosh dhe është në pronësi të Bankës.
 
 
2. Çmimi fillestar:

Pasuria e patundëshme shitet me çmim fillestar prej 11.095.276,00 denarë.

 

3. Të drejtë për të marrë pjesë në licitimin publik me gojë:

Në licitimin publik me gojë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë personat fizikë dhe juridikë të interesuar vendas dhe të huaj, të cilët mund të fitojnë pronë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin dhe të cilët i plotësojnë kushtet sipas këtij njoftimi për shitje.

 

4. Afati dhe mënyra e dorëzimit të aplikimit për pjesëmarrje në licitimin publik me gojë:

Afati për paraqitjen e aplikimit është 15 ditë kalendarike nga dita pas shpalljes për shitjen e pasurisë së patundëshme.

Aplikacioni për pjesëmarrje në shpalljen me numër 1/2023 për shitjen e patundëshme mund të merret nga Arkivi i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ose nga uebfaqja e BZHMV, www.mbdp.com.mk

Kërkesa së bashku me dokumentacionin shoqërues për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje në licitimin publik me gojë duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga e nesërmja e ditës së publikimit të shpalljes.

 

5. Kushtet për pjesëmarrje në licitimin publik me gojë:

Dëshmi e garancisë së paguar për pjesëmarrje në licitimin publik.

 

6. Garanci për pjesëmarrje në licitimin publik:

Garancia për pjesëmarrje në licitimin publik është 10% e çmimit fillestar të pasurisë së patundëshme.

Garancia për pjesëmarrje në licitimin publik me gojë paguhet në llogarinë 100000000035062, depozituesi Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shënimin “garanci për pjesëmarrje në licitimin publik me gojë” (duhet të tregohet numri i shpalljes)

Parashtruesve të aplikacioneve të parakohshme, të paplota dhe me defekte dhe ofertuesve që nuk janë përzgjedhur në licitimin publik, garancia do t'u kthehet brenda 15 ditëve nga dita e licitimit publik me gojë, me përjashtim të ofertuesit që ka ofruar çmimin më të lartë për të cilit shuma e garancisë llogaritet në çmimin total të shitjes.

Afati i pagesës së garancisë për pjesëmarrje në licitimin publik është jo më vonë se 3 ditë para ditës së mbajtjes së licitimit publik me gojë.

 

7. Koha e fillimit dhe mbajtja e licitimit publik me gojë:

Licitimi publik me gojë do të mbahet me 14.02.2023 në hapsirat e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, në rr. “Dimitrie Çupovski” nr.26, 1000 Shkup me fillim në ora 11:00.
 
 
8. Licitim publik me gojë:

Licitimi publik me gojë fillon me shpalljen e çmimit fillestar të shitjes së pasurisë së patundëshme.

Secili ofertues nëpërmjet licitimit publik me gojë duhet të paraqesë dëshmi për garanci të paguar për licitimin publik me gojë, dokumentin personal të identifikimit, certifikatën e aftësisë afariste për personat fizik dhe prokurën e vërtetuar për përfaqësuesit e personave juridikë.

Oferta bëhet “me hapa” me vlerën që rritet në çdo hap me 1% të çmimit fillestar të pasurisë së patundëshme.

Pjesëmarrësi që ka ofruar çmimin më të lartë fiton statusin e ofertuesit më të favorshëm.

 

9. Detyrimi i ofertuesit më të favorshëm për pagesën e mjeteve:

Ofertuesi më i favorshëm është i detyruar të paguajë mjetet në afat prej 30 ditësh nga dita e licitimit publik me gojë.

Nëse ofertuesi më i favorshëm nuk i paguan mjetet brenda afatit të caktuar, do të konsiderohet se pasuria e patundëshme nuk është shitur dhe garancia për pjesëmarrje në licitim publik nuk do t'i kthehet ofertuesit më të favorshëm.

Ofertuesi më i favorshëm merr përsipër të paguajë tatimin mbi shitjen që do të lindë si detyrim pas lidhjes së kontratës për blerjen dhe shitjen e pasurisë së patundëshme.

Shpenzimet për kalimin e pronësisë, procedurën noteriale, regjistrimin e pasurisë së patundëshme në Agjencinë e kadastrës së pasurive të patundëshme dhe çdo shpenzim tjetër përballohen nga ofertuesi më i favorshëm.