Konferenca vjetore "Viti i mundësive të reja"
Drejtori Naumov në fjalimin e tij në panelin tematik “Investimet dhe rritja ekonomike në kushte krize” theksoi se në tre vitet e fundit Banka ka investuar pothuajse 300 milionë euro në mbështetje të 7.500 projekteve, ndërsa vetëm në vitin 2022 u investuan mjete në vlerë prej 107 milionë euro.
“Puna ime së bashku me drejtorin operativ Faruk Ismaili në Bankën për Zhvillim, nga fundi i vitit 2019 e deri më tani, është në kuadër të ballafaqimit me pasojat e krizave globale. Sfida e parë ishte pandemia e Kovid-it, me të cilën Banka me mbështetjen e Qeverisë realizoi katër linja krediti pa interes për Kovid-in për të mbështetur 4.134 kompani në vlerë prej 45 milionë euro. Linjat e kredisë realizoheshin me kreditim direkt përmes BZHMV, që përbënte sfidë për ne si menaxhment në Bankë dhe për punonjësit që të punojnë në kushte të jashtëzakonshme. Sigurisht, kjo ndihmoi në ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe ruajtjen e vendeve të punës”.
Sigurisht që nuk mungojnë produktet e reja që Banka ka prezantuar gjatë kësaj periudhe, si Fondi i Garancisë, Garancitë Doganore dhe produkti i Subvencionimit të interesave të kredive të dhëna nga bankat afariste për kompanitë që riinvestuan fitimet e tyre.
Në vazhdimësi, kriza e çmimeve imponoi nevojën për një rregullim të ri dhe në këtë kuadër lehtësimin e kritereve për linjën e kredisë për prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore, si dhe linjën e re të kredisë për të mbështetur kompanitë në kushtet e krizës së energjisë dhe çmimeve.
Shteti është gjithmonë aty me mbështetje dhe duke dhënë garanci shtetërore për linjat e kreditit nga burime të huaja financimi. Në periudhën nga viti 2020 e deri më tani, nga linja kreditore e BEI-së janë tërhequr 150 milionë euro me interes të favorshëm deri në 1.6% për përdoruesit përfundimtarë, në fazën përfundimtare është dhe linja e re kreditore BEI7 në vlerë prej 100 milionë euro, e cila është në shenjën e ekonomisë së gjelbër.
Mjetet për rikapitalizimin e bankës janë vënë në dispozicion të kompanive vendase përmes produkteve të favorshme kreditore që synojnë përballimin e krizës së energjisë dhe çmimeve, d.m.th për linjat e kreditit për efikasitet energjetik, investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe një linjë kredie për dixhitalizim, e cila do të jetë një risi në Katalogun e produkteve të Bankës.
Fatmir Bytyqi: “Jo vetëm që rikapitalizuam Bankën për zhvillim, por ata krijuan me sukses dhe mjeshtëri mekanizma bashkë me Qeverinë në të cilat pilotuan dhe ishin pionierë në tregun financiar në vendin tonë. Në çdo vend të zhvilluar, banka për zhvillim e ka atë rol dhe jam krenar që edhe në një periudhë krize e kemi bërë këtë dhe mendoj se kemi një partner që nuk e kishim pesë vjet më parë”.