Konferencë për mjedis jetësor, çështje shoqërore dhe menaxhim
Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Konferencës kushtuar rëndësisë së çështjeve mjedisore, sociale dhe kritereve të qeverisjes (ESG), organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham), prezantoi aktivitetet e saj aktuale dhe planet e ardhshme në lidhje me financimin e aktiviteteve ESG të shoqërive tregtare mikro, të vogla dhe të mesme nga vendi.
Në panelin kushtuar qasjes në financa, instrumentet financiare dhe burimet e financimit, shefi i Shërbimit për Plan dhe Analiza nëBZHMV Dr. Goran Kovaçev foli për kushtet e linjës kreditore të destinuara për efiçiencë energjetike (EE) dhe energji të rinovueshme me burimet financiare (BRE) ) të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe interesi i kompanive për të njejtën, gjegjësisht qëllimi i investimeve të financuara prej saj. Ai theksoi se në kuadër të investimeve ESG, përveç kësaj linje të specializuar kreditore, kompanitë mund të përdorin edhe produkte të tjera të Bankës për Zhvillim.
Dr. Kovaçev iu referua edhe planeve të ardhshme të Bankës. Përkatësisht, falë rikapitalizimit të Bankës në vlerë prej 10 milionë eurosh që ka bërë Qeveria e RSM në fund të vitit të kaluar, linja e kredisë për efiçiencë të energjisë (EE) dhe burime të ripërtëritshme të energjisë (BRE) do të vazhdojë në periudhën e ardhshme. Gjithashtu, është paralajmëruar bashkëpunimi i fundit i shtatë me rradhë me BEI-në në formë të linjës kreditore në vlerë prej 100 milionë euro, e cila së shpejti do t'u vihet në dispozicion kompanive maqedonase, me të cilat do të rezervohen së paku 30% e mjeteve për financimin e projekteve ESG. Theks i veçantë j’u dha edhe aktiviteteve të bankës për të siguruar burime shtesë të mjeteve nga kreditor të huaj për nevojat e kompanive me qëllim që edhe mëtej ta zbatoj funkcionin zhvillimor të vetin të përcaktuar me ligj.