Linjën e kredisë për digjitalizim dhe transformimit digjital
Drejtori i Bankës për Zhvillim të RMV-të - Kire Naumov, së bashku me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut - Dimitar Kovaçevski dhe ambasadoren e Zvicrës Veronik Ulman Marti, sot në ambientet e Qeverisë së RMV-të, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën promovuan
LINJËN E KREDISË PËR DIGJITALIZIM DHE TRANSFORMIMIT DIGJITAL
Banka për zhvillim e RMV-të ka iniciuar një iniciativë për kyqjen e kësaj linje kreditore që në vitin 2022. Në vijim të nevojave të kompanive, me mbështetjen e Programit për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut - IME, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) , duke u bazuar në analizat e marra nga studimi, banka kyqi linjën e re të kredisë në katalogun e produkteve të saj.
Linja e kredisë do të zbatohet nëpërmjet bankave të kualifikuara pjesëmarrëse. E krijuar me qëllim që t'u ofrojë kompanive mbështetje kreditore të favorshme gjatë zbatimit të projekteve të dixhitalizimit dhe transformimit dixhital. Për zbatim janë vënë në dispozicion mjeteve e vetë Bankës për zhvillim.
Kompanitë do të mund të aplikojnë për maksimum 300,000 euro për mjete fikse, deri në 8 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi deri në 12 muaj, dhe maksimum 100,000 euro për mjete qarkulluese, deri në 5 vjet, me një periudhë mospagimi deri në 6 muaj.