BZHMV pjesë e samitit MatchIN e mbajtur në Ohër
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup prezantoi linjën e kreditit për digjitalizim dhe transformim dixhital në kuadër të samitit MatchIN të mbajtur më 19 dhe 20 qershor 2023 në Ohër.
Samiti MatchIN është një ngjarje teknologjike dhe startup-i me qëllim të lidhjes së investitorëve me kompanitë fillestare dhe pjesëmarrësit e tjerë nga ekosistemi teknologjik nga Ballkani Perëndimor.
Në panelin e diskutimit me titull “Përshpejtimi i dixhitalizimit”, udhëheqës i Shërbimit për plan dhe analizë në BZHMV, Dr. Goran Kovachev, iu referua qëllimeve dhe detyrave themelore të BZHMV si e vetmja bankë për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prezantoi produktet e Bankës që janë në dispozicion të kompanive për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e tyre. Fokusi kryesor u vu tek linja e kredisë për dixhitalizimin dhe transformimin dixhital, e cila është ndër të parat e këtij lloji në vendin tonë. Të pranishmit u informuan me interesin e madh për këtë linjë krediti, realizimin e suksesshëm të saj, si dhe kushtet dhe mënyrën e aplikimit.