50 milionë euro të miratuara nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) për të mbështetur ekonominë maqedonase përmes Bankës për Zhvillim

20.11.2023

Këshilli Administrativ i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) në seancën e mbajtur më 16 dhe 17 nëntor 2023 ka marrë vendim për miratimin e kredisë Programore në vlerë prej 50 milionë euro për Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Kjo kredi do të kontribuojë në nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës dhe investimeve në mjetet fikse dhe qarkulluese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kredia do të realizohet përmes bankave komerciale dhe do të mundësojë qasje më të lehtë në financa në kushte jashtëzakonisht të favorshme për NMVM-të, duke përmirësuar avantazhin e tyre konkurrues dhe duke forcuar pozicionin e tyre në krijimin dhe mirëmbajtjen e vendeve të punës.