Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ka plasuar mjete në vlerë prej 64,5 milionë euro prej kredisë nga Banka Evropiane për Investime përmes linjës kreditore BEI 7 për mjete qarkulluese të përhershëm dhe investime për NVM-të dhe kompanitë mid-cap, duke përfshirë dhe tranzicionin e gjelbër.
Me këto mjete mbështeten 201 projekte (94 për investime afatgjata dhe 107 për mjete qarkulluese) dhe mundësojn hapjen e 206 vendeve të reja pune.
Mjetet nga linja kreditore plasohen përmes bankave afariste dhe kryesisht synohen për kompanitë në segmentin e prodhimit dhe tregtisë.
Kreditë u ofrohen përdoruesve përfundimtarë me një normë interesi deri në 3,5% në vit. Afati i pagesës së kredisë është deri në 12 vjet për kreditë për investime dhe projekte mid-cap, dhe deri në 3 vjet për kreditë për mjete qarkulluese.
Me këtë kredi, të cilën Banka për zhvillim e ka lidhur me BEI më datën 24.07.2023, janë siguruar 100 milionë euro në kushte të favorshme, si mbështetje direkte për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapital të mesëm tregu.