Kovaçevski: Në kushtet e krizës botërore, Banka për zhvillim këto pesë vite luajti një rol kyç në mbështetjen e ekonomisë
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Bankën për zhvillim, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për kompanitë, në radhë të parë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes kredive të favorshme në pesë vitet e fundit, në kushtet kur bota po përballej me kriza të pa mbajtur mend në nivel botëror, në të cilin asnjë ekonomi nuk ishte imun. Në konferencën për media morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Sektorit Ekonomik, Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i financave, Fatmir Besimi dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes të cilit institucionet kompetente realizojnë një numri të madh të projekteve.
Drejtori ekzekutiv i Bankës për zhvillim Kire Naumov, duke folur për funksionimin e Bankës, nënvizoi se në drejtim të dekarbonizimit në nivel global dhe me qëllim të dhënies së kredive të favorshme të gjelbra, banka ka intensifikuar aktivitetet dhe negociatat me kreditorët e rinj ndërkombëtarë.
“Për mua është një nder dhe kënaqësi e madhe të flas para jush për sukseset e bankës, e cila këtë vit feston jubileun – e 25 vjet të ekzistencës, që do të thotë 25 vjet mbështetje të vazhdueshme për kompanitë vendase. Mjetet nga linja kreditore BEI 7 në vlerë prej 64.5 milionë euro tashmë janë plasuar në bankat afariste, dhe risi është nënshkrimi i marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për 50 milionë euro të reja që do të vihen në dispozicion të kompanive përmes bankave afarsite për investime të gjelbra dhe sociale. Në fazën përfundimtare është sigurimi i mjeteve nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës në vlerë prej 50 milionë euro, të cilat do t'u vihen në dispozicion edhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në vend. Për funksionimin e bankës flasin edhe rezultatet financiare dhe aktivet e Bankës në 4 vitet e fundit janë rritur kumulativisht me 56.2% ose mesatarisht 18.7% në vit. Kredia neto në 4 vitet e fundit është rritur në mënyrë kumulative me 55.0% ose mesatarisht 18.3% në vit. Në 4 vitet e fundit, kapitali i Bankës është rritur në mënyrë kumulative me 35.2% ose mesatarisht 11.7% në vit. Më 30.06.2023, 7.4% e totalit të kredive të sektorit bankar të vendosura ndaj kompanive jofinanciare janë me mjete nga BZHMV-ja. Fokusi i Bankës për zhvillim në të ardhmen do të jetë gjithashtu: mbështetja e forcuar për zhvillimin ekonomik të shtetit nëpërmjet kredive favorizuese; rritje e mbështetjes për eksportet, mbështetje për financimin e gjelbër, si dhe mbështetje për proceset që kanë të bëjnë me dixhitalizimin dhe zgjidhjet inovative mes kompanive”, tha drejtori Naumov.
“Banka për zhvillim ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e likuiditetit të kompanive, ruajtjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e ekonomisë në kushtet e zhvendosjes globale. Në periudhën prej vitit 2019-2023 gjatë krizës së KOVID-19, kur ekonomia u mbyll plotësisht, përmes Bankës për zhvillim janë mbështetur 4.148 kompani dhe 37.723 vende pune me kredi pa interes në shumën prej 45 milionë euro. Në kushtet e krizës energjetike, megjithatë, me kredi në vlerë prej 32 milionë eurosh janë mbështetur 535 kompani dhe 5.210 vende pune.
Me Fondin për zhvillim janë mbështetur 54 kompani dhe 378 vende pune me kredi në vlerë prej 9.2 milionë euro. Ose konkretisht, 5 vitet e fundit, duke filluar nga kriza Kovid, më pas kriza e energjisë dhe çmimeve, Banka për zhvillim, me realizimin e masave antikrizë dhe produktet e reja të prezantuara që tashmë janë duke u realizuar në vazhdimësi, ka mundësuar mbështetje financiare për kompanitë në vlerë të përgjithshme prej 378.8 milionë euro me të cilat janë mbështetur 6.307 kompani dhe 50.529 vende pune. Në periudhën e ardhshme realizimi i produkteve dhe masave të reja në vlerë të përgjithshme prej 215 milionë eurosh pritet të mbështesë 855 kompani vendore. Kjo është pjesë e asaj që ne si Qeveri bëjmë për t'i mbështetur kompanitë në kohë krize, për të ruajtur likuiditetin e tyre, por edhe për të realizuar projekte investive për të siguruar rritjen e kompanive të tyre, dhe rrjedhimisht rritjen e ekonomisë në tërësi”, theksoi Kovaçevski dhe shtoi se javën e kaluar janë plasuar 64.5 milionë euro drejt kompanive vendase përmes Bankës për zhvillim nga kredia nga Banka Evropiane e Investimeve përmes linjës kreditore BEI 7 për mjete qarkulluese të përhershëm dhe investime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për investime në tranzicioni të gjelbër dhe investimet me përgjegjësi shoqërore.
Linku nga konferenca për shtyp