Forcimi i bashkëpunimit të Bankës Zhvillimore me institucionet ndërkombëtare për sigurimin e eksporteve

03.06.2024


Banka për Zhvillim mori pjesë në takim të Klubit të Pragës, i cili u zhvillua nga data 21 deri më 24 maj 2024 në Athinë, të organizuar nga agjencia greke e sigurimit të kredisë së eksportit ECG. Në takim morën pjesë bankat zhvillimore, si dhe agjencitë mbështetëse të eksportit, të cilat ndanë praktika të suksesshme në fushën e promovimit të transaksioneve të eksportit. Banka për Zhvillim thellon dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, me synim hapjen e mundësive të reja për sigurimin dhe mbështetjen e eksporteve të kompanive vendase.